Poezi nga: Maria Wine
Përktheu: Qerim Raqi
Tani kemi bërë dashuri derisa perëndimi i diellit është bërë i stërkuq
jemi ledhatuar derisa lumenjtë
kanë gjetur qetësinë e tyre
jemi puthur derisa majat e gonxheve kanë çelur
dhe nën qepallat e syve tanë epshorë
janë përkundur e kanë lundruar të dehur zambakët
tani kemi luajtur simfoninë e dashurisë
derisa trupat tanë violina
kanë shpërthyer vazhdimisht në zgjime të reja
tani kemi përdorur fjalën për të mbjellë
dhe heshtjen për të korrë
melodi e dallgëve të detit ka pikuar
çaste qetësie dhe gëzimi
në shtrëngimin e duarve tona
Tani kemi lozur lojën e dashurisë
si lojë dhe seriozitet
Kemi qeshur me kënaqësinë për të dhënë
dhe kënaqësinë për të marrë
kemi bërë dashuri përtej kohës, lirshëm
kemi pushtuar qiejt më të thellë të gëzimeve
dhe në çastet tona më të guximshme
kemi prekur përjetësinë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHPELLA
Ana Komnena për zbarkimin e vikingëve në Durrës: Libri ku “për herë të parë” përmenden shqiptarët!
Portreti që frymëzoi Shekspirin të shkruante Othellon
Atentatet, tenisi dhe 250 cigare në ditë: 50 fakte nga jeta e Ahmet Zogut
Dhjetë gjërat që mund t’i mësojmë nga “Thika” e shkrimtarit Salman Rushdie
Romeo dhe Zhulieta: Origjina e dashurisë tragjike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin