LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Taksa 100 për qind mund të hiqet, pezullohet dhe kur qeveria bie dakord përsëri të rikthehet

Kelmendi: Taksa 100 për qind mund të hiqet, pezullohet dhe kur qeveria bie dakord përsëri të rikthehet

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po kërkon vazhdimin e dialogut dhe në të njëjtën kohë heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake dhe ndalimin e veprimeve politike të Serbisë të ndalin procesin e ç’njohjeve nga shtetet që kanë ndikim për Kosovën dhe pengesat e anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se vendimi i Qeverisë për vendosjen e taksës 100 për qind është e drejtë e patjetërsueshme e Qeverisë së Kosovës dhe se sipas tij kjo taksë ishte e vendosur edhe në të kaluarën për 60 dite.


Mirëpo Kelmendi ka thënë se tani kjo taksë mund të hiqet, pezullohet dhe përsëri të rikthehet në çdo moment kur qeveria bie dakord për rikthimin e saj, duke pyetur se, “pse tërë kjo këmbëngulje për taksën, mos po e shohin se kufizimet ekonomike kanë arritur të detyrojnë ndonjë shtet të njohë shtetin tjetër të dalë nga lufta! Jo, nuk ekziston në asnjë mënyrë që të ndërrohen sanksionet ekonomike me njohje politike. Prandaj qëndrimi parimor këmbëngulës dëmton hapësirën demokratike të komunikimit me bashkësinë ndërkombëtare”.

Postimi i plotë i Kelmendit

Kosova dhe Liderët e Partive Politike në udhëkryqin më të veshtirë të pasluftës

Kryeministri i dorëhequr, Qeveria e dorëhequr, Kuvendi në pushim deri më 22 gusht, kërkesat për të shpërbërë Kuvendin në njërën anë dhe qëndrimi i Bashkësisë Ndërkombëtare për ti hequr barrierat për të vazhduar dialogun me Serbinë shpejtë dhe suksesshëm! Ky pra është realiteti i tanishëm!

Të plasuar në tregë në forma të ndryshme, si korigjim, shkëmbin, ndryshim, mosndryshim kufinjësh, skema politike e ndarë në dysh, njëra më vogel, tjetra më e madhe, cila do fitojë mbetet të shihet. Çdo mosmarrëveshje ndërmjet shteteve zgjedhet me dialog dhe gjithnjë për këtë ekzistojnë lehtësusesit për fazen fillestare (Grumbullojnë kërkesa teknike që gjatë negociatave teknike zgjedhen, por shumica e tyre mbahen në sirtarë dhe nuk implementohen, ndërsa pjesët tjera politike i transferohen ndërmjetësusesit që për mendimin tim do jenë SHBA, sepse janë aksionari kryesor i pavarësimit të Kosovës dhe duhet ti takoj atyre dhe askujt tjetër) dhe ndërmjetësuesit për fazën përfundimtare. Nga praktikat historike të popujve me konteste ka qenë procedurë e njejtë, por edhe në praktikën tonë qytetare është e njejtë, pra negociatat kanë veshtirësira të mëdha sepse nuk kënaqin asnjërën palë. Nisur nga ky realitet del se nga këto negocita të dyja palët do jenë humbëse, mes të tjerash humbëse nga qytetarët e shteteve të tyre. Por në të dyja shtetet do kenë shkelje të kushtetutës që sanksionon çdo kënd që bënë marrëveshje. Për këtë parashihet marrëveshje politikisht e pranueshme dhe detyrimisht e juridikisht e zbatueshme.
Çka po kërkon Bashkësia Ndërkombëtare nga ne me heqjen e takses 100% ndaj produkteve sebe dhe serboboshnjake dhe ndalimin e veprimeve politike të Serbisë (Rusisë) të ndalin procesin e çnjohjeve nga shtetet që kanë ndikim për Kosovën dhe pengesat e anëtarsimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë. Pra po e kërkon vazhdimin e dialogut me Kosovë-Serbi sa më shpejtë.

Nga kjo, mendoj se vendimi i Qeverisë për vendosjen e taksës 100 % është e drejtë e patjetërsueshme e Qeverisë së Republikës së Kosovs dhe kjo taksë ishte e vendosur edhe në të kaluarën për 60 dite. Tani kjo taksë mundë të hiqet, pezullohet dhe përsëri të rikthehet në çdo moment kur qeveria bie dakord për rikthimin e saj. Andaj, pse tërë kjo këmbëngulje për taksën, mos po e shohin se kufizimet ekonomike kanë arritur të detyrojnë ndonjë shtet të njohë shtetin tjetër të dalë nga lufta! Jo, nuk ekziston në asnjë mënyrë që të ndërroheh sanksionet ekonomike me njohje politike. Prandaj qëndrimi parimor këmbëngulës dëmton hapësirën demokratike të komunikimit me Bashkësinë Ndërkombëtare (shembulle z. Bolton nuk mundë të vij në Kosovë se nuk ka me kë të bisedoj! Sa e rëndë politikishtë është kjo).

Po mendoni që këta miq Ndërkombëtarë nuk po i shohin lëvizjet politike për të shkuar në zgjedhje që për mendimin tim janë të drejta!? Ku po mbetet mendimi dhe sygjerimi i tyre!? Po mendohet se qëndrimet e tyre nuk duhet përfillur apo së paku diskutuar, pse po mendojnë kështu!? Mendimet e Basshkësisë Ndërkombëtare janë gjithnjë të drejta dhe me një mirëekuptim të zbatushme, ata pra, po i dijnë qëndrimet e çdo lideri dhe partive të tyre.

Bashkësia Ndërkombëtare po e di se cili është ai lider i zgjedhurë në mënyrë demokratike e që ka Guximin personal dhe mbështetje politike të bazës dhe kundërshtarëve politikë të nënshkruajë ndonjë korigjim kufijsh (kurë e dijmë se sa protestat u bënë për demarkacionin me Malin e Zi, sa gazi lotsjellës deri tek tentimi për të hyrë në qeveri dhe parlament, e në fund ku mbeti ,aty ku ishin edhe sygjerimet e ndërkombëtarëve, kufiri mbeti ku ishte) kur dijmë se mundë të ketë pasoja të mëdha personale dhe politike. Kur dihet se të gjitha forcat politike më lehtë e kanë të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje në kufijtë ekzistues.

Pra, Bashkësia Ndërkombëtare po e di se formimi i qeverive deri tash që kanë aplikuar nuk mundë të arrijë shumicën për ëe formuar qeveri solide dhe të pavarur, pastaj kufizimet e moskoalicionave, lënja jashtë e partive të luftës dhe shprehia që partisë fituese i takon kryeministri nëse arrinë ta formoj qeverinë, edhe pse ka një dakordim, por dakordimi nuk është ligj obligativ.

Pra të gjitha këto janë të njohura për Bashkësinë Ndërkombëtare dhe propozojne diç të tillë dhe ne nga një padëgjueshmëri kalojmë në shumë padëgjueshmëri dhe kjo në praktikë tregon thëniet historike se shqiptarët nuk dijnë të jenë unik në kohërat vendimtare si dhe kuptimi i nderkombëtarëve se me elitën kosovare të kësajë kohe nuk mundë të llogaritet.

Duhet kuptuar se Kosova është mbi të gjithë ne, gjithnjë dhe gjithëherë, le të sillemi më ndryshe mos të na vërbojnë diferencat programore, politike në trajtim të kundershtarëve si armiq, sepse kjo nuk na çon askund përpos në humbje.

Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Kosovës, LDK. /Telegrafi/