Sipas Kelmendit, e vërteta është se në PDK nuk është folur deri tash për asnjë emër, pos për Hashim Thaçin i cili mbetet i nominuar i PDK-së për kryeministër të vendit.

Kelmendi ka deklaruar se ai do t’i përmbahet “qëndrimeve që merr partia dhe vet kryeministri Thaçi". Por, shton se Hashim Thaçi është "emri i vetëm që ka dalë nga PDK dhe nga vullneti i popullit që të ketë pozitë në Qeveri, kuptohet për atë që edhe është nominuar dhe votuar". /TV Dukagjini/Telegrafi/