Në publikimin e Kelmendit, procedura e përshkrimit të ecurive për Kuvendin e ri të Kosovës ndahet në 4 nëntituj.

Kelmendi këtu ka sqaruar se duke iu referuar, siç shkruan vetëm procedurës dhe gjithnjë në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i parë i takojnë koalicionit apo partisë fituese në këtë rast të dalë nga rezultati i zgjedhjeve të 8 qershorit.


Duke iu referuar këtij shpjegimi me bazë Kushtetutën e vendit si dhe zhvillimeve të fundit, deputeti i PDK-së, Ramiz Kelmendi ka theksuar se “nuk do të ketë mundësi që ata të cilët kanë humbur më 8 qershor të kenë mundësinë e ndërtimit të precedentit që sipas tij po tentohet të ndodhë”.

“Procedurat që dalin nga Kushtetuta nuk do të lejojnë që të kemi precedent të pakufishme dhe procese zgjedhore të pandërprera, apo të tillat, të jenë të ndikuara nga faktori ndërkombëtarë”, thuhet në mes tjerash në shkrimin e deputetit Ramiz Kelmendi, ku shpjegohen procedurat dhe fazat e konstituimit të parlamentit të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/