Kelly Rowland ka zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.

Ajo dhe burri Tim Weatherspoon janë tashmë prindër të djalit Titan Jewel, gjashtë vjeçar.


Ylli i “Destiny's Child”, 39 vjeçare, debutoi me një pamje të mahnitshme teksa pozoi për numrin më të ri të revistës “Women’s Health”.

34098994 8814797 Kelly Rowland is pregnant The Destiny s Child singer has reveale a 15 1602077298455 1 Kelly Rowland pozon për Women's Health (Foto: Women's Health)

“Ne kishim qenë duke planifikuar këtë, dhe pastaj ndodhi pandemia e COVID-19. Dhe ne ishim tamam si, le të shohim se çfarë do të ndodhë", tha ajo.

“Isha duke menduar, oh Zoti im, fansat e mi do jenë të zhgënjyer. Ata kanë dëshirë një album fillimisht, por ata tani kanë një foshnjë. Duhet t’i shfaq këto dhe ata do kenë të dyja”.

Kelly shtoi se ka ngelur shtatzënë shpejt dhe se fëmija i tyre do të vijë në fund të këtij viti.

34096558 8814797 Kelly Rowland is pregnant Destiny s Child singer has revealed sh a 91 1602075161433 Kelly Rowland dhe bashkëshorti i saj (Foto: Instagram)

E njëjta tregon se ka qenë në siklet për të kumtuar lajmin, marrë parasysh që vendi po përballet me coronavirus.

“Ju duhet t’ua rikujtoni njerëzve se jeta është e rëndësishme. Dhe të pasurit një fëmijë... unë do të bëjë 40 në shkurt të vitit të ardhshëm”, vazhdon RoWland.

“Të kujdesem për veten time do të thotë shumë për mua”.

34098998 8814797 Beautiful Kelly showed off her bump for the first time in a stun a 16 1602077308166 1 Kelly Rowland pozon për Women's Health (Foto: Women's Health)

Kelly dhe Tim kanë filluar të takohen që nga viti 2011, gjersa njoftuan për fejesën e tyre dy vite më vonë, në 2013.

Dhe çifti u martuan në maj të vitit 2014 në Kosta Rika. /Telegrafi/

34098996 8814797 Standing tall She posed in a variety of images which showed off  a 17 1602077311495 Kelly Rowland pozon për Women's Health (Foto: Women's Health)

34099006 8814797 Kelly discussed her cravings with the publication She said I am  a 18 1602077314127 Kelly Rowland pozon për Women's Health (Foto: Women's Health)

34099002 8814797 Important discussion During the interview Kelly also discussed g a 20 1602077320914 Kelly Rowland pozon për Women's Health (Foto: Women's Health)