Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, po e dëshmon gjithmonë e më shumë se është njëra nga personazhet më me frekuencë.

Ajo vazhdon të sjellë imazhe të njëpasnjëshme në rrjete sociale, duke mbajtur kështu të informuar 594 mijë ndjekësit e saj.


Sikur një modele e njohur, Kejvina nuk i kursen edhe pozat e saj provokative, të cilat rezultojnë me komente e pëlqime të shumta.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, 25-vjeçarja ka publikuar një fotografi ku duket më ndryshe.

Me një veshje sportive, ajo ka vënë në pah ndryshimin e ngjyrës së flokëve, ku gjysma e tyre duken të bardha, ndërsa balluket dhe disa fije para i ka bërë me ngjyrë hiri.

Bukuroshja shqiptare tashmë është duke qëndruar në Los Angeles, për shkak të pandemisë coronavirus. /Telegrafi/