LAJMI I FUNDIT:

Kejsi: Kam menduar të këndoj sa më mirë – kjo ishte

Kejsi: Kam menduar të këndoj sa më mirë – kjo ishte

Kejsi Tola, fituesja e edicionit të katërt të spektaklit "Ethet", në një intervistë të dhënë për gazetën "Korrieri", tregon sekretet se si arriti të triumfojë. Kejsi doli fituese në natën finale të zhvilluar të dielën e kaluar (24 shkurt), duke mposhtur dy konkurrentet Dorina Garuci, e cila u gjend e dyta, dhe Dorina Xërxa, e treta.

E prisnit fitoren e kupës në “Ethe…”?

Kejsi: “Të them të drejtën edhe e prisja, por duhet të pranoj se kam qenë shumë në ankth, pasi kisha përballë një konkurrente të fortë, siç është Dorina Garuci. Momenti kur dëgjova emrin tim, ishte vërtet emocionues, ndërsa kupa për mua është thjesht një gjest simbolik, por që mua më pëlqen dhe e vlerësoj shumë”.

Po thoni që jeni ndjerë e frikësuar nga La Garuci?


Kejsi: “Nuk mund të them se kisha frikë Dorinën apo ndonjë tjetër, jo se nuk i vlerësoj, por deri diku unë i dija potencialet e zërit tim. Këndoja për veten time dhe ia dola”.

Kujt ia dedikoni fitoren në këtë kompeticion?

Kejsi: “Në radhë të parë familjes sime, që më ka qëndruar shumë pranë dhe ka qenë një shtysë e madhe për mua. Gjithashtu dua të falënderoj gjithë njerëzit që më votuan”.


Tani që u shpallët më e mira e “Etheve…”, a mund të na rrëfeni sesi arritët t’i rrëzoni konkurrentët e tjerë nga gara?

Kejsi: “Nuk jam marrë me strategji për të rrëzuar konkurrentët e tjerë, pasi siç ju thashë më lart, gjithnjë kam menduar të këndoj sa më mirë. Ndoshta kjo ishte ‘arma’ ime më e mirë”.

Është përfolur se ju nuk keni shkuar shumë mirë me konkurrentet e tjerë. Sa të vërteta janë këto fjalë?

Kejsi: “Me të gjithë konkurrentët kam shkuar mirë dhe për herë të parë po dëgjoj një koment të tillë. Kam pasur marrëdhënie të mira sa e lejon gara, por me Dorina Garucin kam qenë më shumë e lidhur, duke qenë se jemi në një moshë dhe isha shumë e lumtur që u përballa me të në natën finale”.

Çfarë ju ka ndihmuar më shumë nga “Ethet…”, përtej faktit se u shpallët fituese e edicionit të katërt?

Kejsi: “Të punosh me një staf profesionistësh është vërtet një privilegj që na ka ndihmuar shumë. Në mënyrë të veçantë, të punosh me profesorë si Alfred Kaçinari apo Shpëtim Saraçi, është një shkollë më vete”.

Ka pasur zëra që pretendente kryesore për “Ethet…” ishte La Garuci. Si është ndjerë Kejsi përballë një lajmi të tillë?

Kejsi: “Të them të drejtën nuk i kam lexuar fare, pasi kam qenë shumë e zënë, por prindërit më thanë diçka në lidhje me këtë çështje. Gjithsesi, nuk u shqetësova dhe prita rezultatet, të cilët treguan të kundërtën”.

Nisur nga gjykimi i jurisë, ju keni dhënë gjithnjë një performancë të mirë, pa i lejuar vetes gabime. Ka pasur ndonjë moment kur je ndjerë e dobët në skenë?

Kejsi: “Ka qenë një rast kur kam qenë sëmurë, madje kam qarë përpara transmetimit. Por fatmirësisht shkoi mirë. Por kur e kujtoj, edhe sot shqetësohem për konkurrimin tim atë ditë”.

Cila ka qenë kënga më e vështirë që ke kënduar?

Kejsi: “Ka qenë po e njëjta natë, kur kam pasur një këngë të Whitney Houston, por më shumë se vështirësia e këngës, ishte frika se ndoshta nuk do të arrija t’i kapja notat”.

Ke pasur ndonjë këngë që ka qenë jashtë stilit tënd?

Kejsi: “Në përgjithësi i këndoj të gjitha këngët dhe nuk e kam problem çfarë kënge më jepet”.

Duke qenë se keni fituar “Ethet…”, ndjeheni e realizuar dhe më profesioniste tani?

Kejsi: “Nuk mund të jesh profesioniste vetëm me disa javë, por e ndiej veten mirë dhe do të punoj shumë për t’u realizuar si këngëtare”.

Pamë që publiku ju vlerësoi, edhe pse ke marrë shumë kritika lidhur me performancën tënde skenike. Cili do të ishte komenti juaj?

Kejsi: “Kështu jam unë dhe nuk dal dot jashtë vetes sime. Më vjen mirë që publiku më votoi për atë çka unë përfaqësoj”.

Tashmë që mbaruan “Ethet…” , cilët janë projektet e Kejsit?

Kejsi: “Më kanë premtuar një këngë në “Top Fest 5”, por që vetë unë nuk e kam dëgjuar ende, kështu që nuk mund t’ju them më tepër. Për momentin po merrem me shkollën, pasi e kam lënë pak pas dore”. /korrieri/

Në trend

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Kalo në kategori