LAJMI I FUNDIT:

KEDS: Zjarret po djegin edhe asetet elektro-energjetike

KEDS: Zjarret po djegin edhe asetet elektro-energjetike

Gjatë vikendit në Kosovë ka pasur një numër të konsiderueshëm të zjarreve anekënd vendit.

Ato zjarre kanë shkaktuar edhe djegien e aseteve elektro-energjetike në disa raste në komuna të ndryshme të Kosovës, kështu ka bërë të ditur KEDS me anë të një njoftimi.


“Kjo situatë është e papranueshme, pasi përveç dëmtimit të aseteve, po ndikon direkt në ndërprerjen e energjisë elektrike për mijëra konsumatorë. Ekipet tona kanë qenë vazhdimisht në vatrat e zjarreve ku janë afektuar asetet e KEDS-it dhe kanë bërë maksimumin që dëmet të jenë sa më të vogla”, thuhet në njoftim.

“Apelojmë te të gjithë që të kenë kujdes në rastet e zjarreve, sidomos atyre të qëllimshme, pasi po shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale, riparimi i tyre po merr kohë, ndërsa edhe konsumatorët po mbesin kohë të gjatë pa energji elektrike”, përfundon KEDS. /Telegrafi/