Kompania Kosovare për Distribuim me Energji elektrike thotë se është mobilizuar fuqishëm në luftimin e pandemisë së Coronavirusit.
Sipas një njoftimi të kompanisë, thuhet se KEDS menjëherë kishte themeluar Komisionin për menaxhimin e krizës. Ky komision në vazhdimësi është duke e përcjellë me vëmendje të madhe situatën dhe është duke përgatitur strategjinë e veprimit konform secilës lëvizje, duke ndërmarrë kundërmasa në secilin hap. Nga tetë takime të deritashme kanë dalë vendime që e bëjnë KEDS-in lider të ndërmarrjes së masave.
Fillimisht, secili punëtor i KEDS-it është njoftuar për respektimin e masave mbrojtëse konform rekomandimeve nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës. Pastaj, është bërë mobilizim në nivelin më të lartë, duke marrë masat e nevojshme për informim, ngritje të higjienës.
Është bërë dezinfektimi i hapësirave të punës dhe automjeteve, rritje e masave higjienike dhe furnizimin me dezinfektues dhe materiale të nevojshëm në të gjitha hapësirat e kompanisë dhe atë në mënyrë të vazhdueshme. Kompania ka vazhduar tutje, duke pajisur të gjithë punëtorët mjete të nevojshme mbrojtëse siç janë dorëza, maska, rroba mbrojtëse nga viruset e ndryshme, alkool higjenik, material dezinfektues etj.
KEDS ka bërë edhe kampanjë vetëdijesimi me qëllim të shtimit së masave për higjienë personal, vendosja e posterëve dhe fletushkave informuese në të gjitha hapësirat e kompanisë. Masë tjetër e ndërmarrë është edhe pezullimi i aktiviteteve që kërkojnë mbledhjen në grupe apo takime të punëtorëve në numër më të madh.
Paralel me to, kompania ka bërë edhe riorganizimin e stafit sipas departamenteve apo njësive për ardhje në punë duke mbajtur nivelin e nevojshëm të kryerjes se punëve, duke ju dhënë prioritet aktiviteteve bazë të kompanisë.
Në përputhje me vendimin e qeverisë, KEDS ka krijuar mundësi për të gjithë punëtorët që kanë fëmijë, që punëtori/ja ose bashkëshortja/ bashkëshorti që punon në institucion tjetër të lirohet nga puna që të jenë në shtëpi me fëmijët, ka bërë izolimin e të gjitha rasteve të ditura në periudhë prej 14 ditësh. Për të marrë masa preventive, KEDS bën edhe përcjelljen në vazhdimësi të shëndeti të punëtoreve, furnizimi dhe shpërndarje të mjeteve mbrojtëse në baza të rregullta.
Nuk mungojnë as gjestet tjera, ku përfshihet lirimi nga puna i punëtorëve me probleme shëndetësore, problem kronike, lirimi nga puna i punëtorëve me moshë mbi 60 vite, nga administrata, lirimi nga puna i punonjëseve shtatzëna dhe ofrimi i mundësisë së angazhimit me punë nga shtëpia.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Diaspora solli në Kosovë mbi 112 milionë euro gjatë marsit
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre