KEDS: Do të ketë furnizim të rregullt me rrymë për fundvit, Malisheva e Ferizaj mund të kenë probleme për shkak të mbingarkesës
Kosova është përballur me krizë energjetike gjatë javëve të fundit, ndërkaq për festa të fundvitit sipas KEDS-it do të ketë furnizim të rregullt me energji elektrike.
Megjithatë për shkak të mbingarkesës, sipas komunikatës për medie mund të ketë ndërprerje në Malishevë e Ferizaj.
Kjo sipas KEDS-it mund të ndodh për shkak të kapaciteteve transmitive të cilat janë nën menaxhim të KOSTT-it.
“KEDS/KESCO njoftojnë të gjithë konsumatorët që është siguruar importi i nevojshëm për festën e ndërrimit të motmoteve. Sot konsumatorët janë duke u furnizuar pa kufizime të energjisë elektrike. Për të evituar secilën të papritur në rrjetin elektrik, KEDS ka mobilizuar qindra punëtorë anekënd Kosovës në mënyrë që të intervenojnë në kohën më të shkurtër të mundshme. Fatkeqësisht, në disa vendbanime siç është Malisheva është e pamundur të vazhdohet me furnizim pa ndërprerje për shkak të kapaciteteve të kufizuara transmetive, që janë nën menaxhimin e KOSTT-it. Po ashtu sfidues mbetet edhe regjioni i Ferizajt, ku mund të shfaqen mbingarkesa për shkak të trendit të lartë të rritjes së konsumit”, thuhet në komunikatë.
KEDS në këto raste kërkon nga të gjithë konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike sidomos gjatë këtyre ditëve festive.
“Kjo do të evitonte mbingarkesat eventuale dhe do të minimizonte gjasat që të ndodhte ndonjë prishje. Së bashku është çdo gjë më e lehtë dhe mundësohet atmosferë shumë më e këndshme festive. Gëzuar 2022”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se ka kërkuar nga ministria e Energjisë që të vlerësojë çdo mundësi ndihme për Qeverinë e Kosovës, lidhur me krizën energjetike me të cilën po përballet vendi ynë.
“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”, ka shkruar Rama në Tëitter. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Prodhuesit vendor ankohen për mos përkrahje nga shteti
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare