KESCO/KEDS njofton se ditëve në vijim do të fillojë procesi i leximit i shpenzimeve dhe dërgimi i faturave te konsumatorët.
Për të qartësuar situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, përkatësisht vendimit të Rregullatorit të datës 20 maj për pezullimin e tarifave të datës 8 shkurt 2022, KESCO ka kërkuar sqarime shtesë nga ZRRE-ja lidhur me interpretimin e vendimit për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të ZRRE-së për Tarifat e Energjisë Elektrike të marrë më 8 shkurt 2022, si dhe ka kërkuar udhëzime se cilat tarifa janë në fuqi, përkatësisht si të vazhdohet me procesin e leximit të njehsorëve dhe faturimin e konsumatorëve.
Për të shmangur këtë situatë që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me sigurinë e furnizimit me energji elektrike në vend, dhe deri në vendimin e ardhshëm të ZRRE-së, si institucioni përgjegjës për aprovimin e tarifave fundore, KESCO i ka propozuar ZRRE-së që të aplikohet vendimi paraprak i ZRRE-së, përkatësisht i datës 27 tetor për tarifat e energjisë elektrike që ishin të aplikueshme deri më datën 8 shkurt 2022.
Duke mos pranuar ende përgjigje dhe udhëzimet e nevojshme nga Rregullatori, dhe në anën tjetër duke qenë në prag të leximit të shpenzimeve dhe faturimit, KESCO e gjendur para një situate jo të lehtë, deri në vendimin e ardhshëm të ZRRE-së, ka vendosur që të aplikojë tarifat paraprake, pra tarifat që ishin në fuqi para datës 8 shkurt.
Duke shpresuar që kjo situatë e vështirësuar do të gjejë zgjidhjen më të mirë, ne sigurojmë konsumatorët se nuk do të dëmtohen asesi nga ky proces dhe varësisht nga vendimi final që do të pranojmë nga ZRRE-ja, si institucion përgjegjës, KESCO do të zbatojë të gjitha përshtatjet e nevojshme.
Ne mbetemi të përkushtuar për të bërë më të mirën për konsumatorët tanë edhe në këtë kohë të vështirë. Por, vendimet për të vepruar u takojnë institucioneve kompetente.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe