LAJMI I FUNDIT:

KEDS sqaron rastin e sotëm në Prishtinë ku një person u godit nga rryma

KEDS sqaron rastin e sotëm në Prishtinë ku një person u godit nga rryma
Foto: Ilustrim

Kompania KEDS ka sqaruar rastin e sotëm në lagjen “Ulpiana” ku një person është goditur nga rryma.

Në sqarimin e KEDS thuhet se një person kishte filluar gërmimet duke i zbuluar kabllot e Tensionit të Mesëm 10 kV (kilovolt) pa u konsultuar me KEDS dhe pa leje paraprake nga kompania që të punojë aty ku janë të vendosura asetet elektroenergjetike.


“Sot ka ndodhur një rast i paprecedent në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Fatkeqësisht, një person i papërgjegjshëm kishte filluar gërmimet duke i zbuluar kabllot e Tensionit të Mesëm 10 kV (kilovolt) pa u konsultuar me KEDS dhe pa leje paraprake nga kompania që të punojë aty ku janë të vendosura asetet elektroenergjetike. Për rrjedhojë, ka ardhur deri tek kontakti me energji elektrike nga një person, fatmirësisht pa pasoja”, thuhet në sqarimin e KEDS.

Goditet nga rryma një person në Prishtinë
Lexo po ashtu Goditet nga rryma një person në Prishtinë

KEDS thekson se veprime te tilla janë të papranueshme, pasi pos që janë të rrezikshme, ato dëmtojnë edhe asetet elektroenergjetike, rrjedhimisht rrezikojnë furnizimin e qytetarëve me energji elektrike.

“Ftojmë organet e rendit të ndërhyjnë dhe komunën përkatëse të mos lejojë ndërtime të tilla. Secila kompani ose individ që dëshiron të punojë aty ku kalojnë kabllot e energjisë elektrike, duhet të ketë leje nga KEDS, të marrë hartën e rrjetit dhe zgjidhjen eventuale teknike nëse është e nevojshme”, thuhet në sqarim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori