Kompania Kosovare për Distribuim me Energji elektrike (KEDS) në vazhdën e aktiviteteve për festat e fundvitit përmbylli me sukses shpërndarjen e dhuratave me nxënësit e shkollës fillore “Azis Sylejmani”, në veri të Mitrovicës.
Dhuratave iu gëzuan edhe mbi 120 nxënës të shkollës fillore “Hasan Prishtina” nga fshati Busavatë e Komunës së Kamenicës, fëmijët e repartit të Hemato-Onkologjsë pranë QKUK-së, SOS Fshatrave dhe qendra “The Ideas Partnership”. Këtyre institucioneve ju ndanë edhe 30 tabletë duke mundësuar kështu që përmes tyre, fëmijët të zgjerojnë njohurit e tyre përmes leximit.
Me rastin e pranimit të këtyre dhuratave, udhëheqësit e këtyre institucioneve shprehën mirënjohjen e tyre në emër të stafit duke falënderuar kompaninë KEDS për befasinë që ua bëri fëmijëve, duke sjell gëzim e lumturi tek ta.
Drejtori i shkollës “Hasan Prishtina” nga fshati Busavatë, Komuna e Kamenicës, Abedin Maliqi shprehu mirënjohjen e tij për siç tha ai, “buzëqeshjen që këto dhurata u sollën fëmijëve të kësaj shkolle për festat e fundvitit”.
Ndërsa, se këto dhurata do të jenë pjesë kyçe e punës ditore e tha edhe themeluesja e qendrës “The Ideas Partnership”, Elizabeth Gowing e cila shtoi se, “dhuratat e pranuara do të shfrytëzohen në klasën dixhitale dhe do të ofrojnë mundësi për angazhimin online edhe për fëmijët nga familje e varfra”.
Drejtoresha për Marrëdhënie me Publikun në KEDS, Naxhije Pajaziti-Arifaj me rastin e përmbylljes me sukses të këtyre aktiviteteve tha se, “dhuratat e punuara nga stafi i KEDS përcjellin mesazhin e gëzimit tek fëmijët në kohë festash ndërkaq kjo iniciativë për shpërndarjen e qindra dhuratave anekënd vendit, është përpjekje e KEDS që të vegjëlve t’u krijojë atmosferë festive dhe kushte e mundësi që krahas gëzimit t’u përcjellë mesazhin e zhvillimit të aftësive dhe avancimin që sjell bota dixhitale”.
Krahas dhuratave, nxënësit e këtyre shkollave pranuan edhe dhjetëra libra të ndryshëm për fëmijë me të cilët synohet që këta fëmijë, krahas librave shkollorë, të pasurohen edhe me njohuri të reja që përkojnë me moshën e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
3, 2, 1 Volvo gati për ty!
A po kryhet më në fund rruga Kijevë-Zahaq - inspektohen punimet, Durmishi thotë se po bëhet me dinamikë të shtuar dhe me cilësi
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi