LAJMI I FUNDIT:

KEDS: Për shkak të shiut të madh, edhe në Prishtinë, Gjakovë dhe Ferizaj ka prishje të rrjetit elektrik

KEDS: Për shkak të shiut të madh, edhe në Prishtinë, Gjakovë dhe Ferizaj ka prishje të rrjetit elektrik
Foto: Ilustrim

Reshjet e dëndura të shiut me rritje të intensitetit në orët e pasditës të së dielës kanë shkaktuar një vrag prishjesh në rrjetin elektrik anëkend Kosovës.

Siç njofton KEDS, zonat më të afëktuara janë ato të Prishtinës e Mitrovicës, ku reshjet janë më të dëndura, të krakterizuara edhe me erëra të fuqishme.

“Zonat më të afëktuara ishin ato të Prishtinës, Gjakovës dhe Ferizajt, për shkak të reshjeve më të dëndura, të krakterizuara edhe me erëra të fuqishme. Por, ekipet tona kanë arritur të sanojnë pjesën më të madhe të prishjeve në Ferizaj dhe Gjakovë. Situata është përkeqësuar në rajonin e Mitriovicës, perkatësisht në vet Mitrovicën, Vushtrri dhe Skënderaj. Kjo, pasi erërat dhe shirat e dëndur në minutat e fundit janë bartur në pjesën veriore të vendit”, njofton KEDS.

“Duke e pa situatën, KEDS është mobilizuar menjëherë. Ekipet tona janë gjatë gjithë kohës në terren me kapacitete të shtuara dhe po punojnë në sanim të dëmeve të shkaktuara”, tha Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it.

Sipas tij erërat dhe shiu i madh, po ashtu edhe drunjtë e thyer dhe rrugët e bllokuara nga vershimet po e bëjnë më të vështirë intervenimin dhe kjo po afekton në shumë raste edhe në kohëzgjatjen e sanimit të prishjeve.

“KEDS mbetet e përkushtuar dhe po bën të pamundurën që konsumatorëve të afektuar tu kthehet energjia elektrike sa më parë. Vlen të theksohet që mbi 90 për qind e konsumatorëve vijojnë të furnizohen pa ndërperje dhe nuk kanë ndonjë telashe sa i përket shërbimeve që marrin nga ne. Ndërsa nga konsumatorët e afektuar kërkojmë mirëkuptim për shkak të kushteve të rënduara atmosferike”, u shpreh ai.

Tutje tha se KEDS do vazhdojë t’ju mbajë të informuar për gjendjen në terren sa i perket rrjetit elektrik dhe zonave të afektuara nga moti i përkeqësuar./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori