LAJMI I FUNDIT:

KEDS investon në fshatin Serbicë e Ulët të Prizrenit

KEDS investon në fshatin Serbicë e Ulët të Prizrenit

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS), në kuadër të Planit Zhvillimor, vazhdon të investojë edhe nëPrizren.
Investimet e fundit, po i realizon në fshatin Serbicë e Ulët.

Në këtë fshat është duke u investuarnë infrastrukturë të re elektrike. Në kuadër të projektit në fshatin Serbicë e Ulët të Prizrenit,është bërë rikonstruimi i rrjetit të tensionit të ulët dhe kyçjeve shtëpiake, si dhe është vendosur një transformator i ri.

Në këtë fshat,janë vendosur mbi 100 shtylla të reja, si dhe kabllo bistek. Ku kanë përfituar direkt 88 familje.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha që KEDS po punon shumë që të rrit kualitetin e jetës së njerëzve përmes projekteve, ku deri tash 500 projekte janë implementuar.

“Ne jemi të lumtur që po arrijmë përmes investimeve t’ua rrisim kualitetin e jetës njerëzve. Rast i njëjtë është edhe ky në Serbicë të Prizrenit. Deri tash kemi përfunduar 500 projekte. Ky është tregues që KEDS është krah konsumatorëve dhe qytetarëve, pra është një vlerë e shtuar e vendit”, tha Buzhala.
Banorët e fshatit Serbicë e Ulët , ndërkaq shpresojnë se pas ndërrimit të rrjetit elektrik, do të përmirësohet furnizimi me energji elektrike.

Rexhep Gashi, banor i fshatit, tregon se, gjendja me energji elektrike, në këtë fshat ka qenë shumë e keqe. “Rrjetin e kemi pasur shumë të dobët. As dritë si duhet nuk kemi pasur e lëre më të shfrytëzojmë për gjëra tjera”, shprehet ai.

Ai tha se me këtë investim shpresojnë se gjendja do të përmirësohet.“E falënderojmë KEDS-in për këtë investim dhe shpresojmë se nuk do të jetë investimi i fundit”, tha Gashi.

Plani Zhvillimor i Rrjetit të Shpërndarjes është një master plan i KEDS-it që parasheh investimin e 300 milionë eurove në rrjetin distributiv elektrik të Kosovës deri në vitin 2025. Përmes këtij master plani KEDS mëton të rinovojë rrjetin elektrik dhe ta bëjë atë të ngjashëm me rrjetet elektrike të shteteve të zhvilluara evropiane. /Telegrafi/