LAJMI I FUNDIT:

KEDS familjarizoi studentët e UP-së me format e shumta të kursimit të energjisë elektrike

KEDS familjarizoi studentët e UP-së me format e shumta të kursimit të energjisë elektrike

Ekspertët e KEDS/KESCO kanë informuar të premten studentët e Universitetit të Prishtinës lidhur me alternativat e ndryshme të kursimit të energjisë elektrike. Kjo u bë në kuadër të diskutimit të hapur të organizuara nga KEDS/KESCO dhe Venture UP, si pjesë e aktivitetit “Big Energy Saving Week”.

Inxhinieret Drenusha Gashi dhe Marjeta Dobra, të cilat fillimisht ishin studente të KEDS Akademisë, sot pjesë e rëndësishme e KEDS-it, treguan hapat që duhet ndërmarrë secili nga ne për të kursyer energjinë.


“Kursimi fillon qysh në blerjen e pajisjeve elektrike. Blini ato me shënjat A++. Kur t’i instaloni, ndalni komplet nëse nuk jeni duke i shfrytëzuar. Edhe ndalja e dritave që nuk ju nevojiten është kursim dhe i domosdoshëm”, i kanë porositur ato studentët.

Inxhinierët e KEDS-it kanë folur edhe për energjinë elektrike të ripërtërishme.

Studentët janë ndarë mjaft të kënaqur nga ky aktivitet.

“Aktiviteti i sotëm më mundësoi të marrë njohuri të reja mbi mundësitë e kursimit të energjisë elektrike. E kursimi i energjisë elektrike është element i rëndësishëm në parandalimin e ngrohjes globale”, tha Donika Jupaj, studente e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, e cila ishte pjesëmarrëse në diskutimin e hapur.

Të njëjtin mendim e ndau edhe Qendrim Veseli nga Prishtina, i cili tha se diskutimi i hapur i organizuar me ekspertë të KEDS ishte mjaft informativ për të, duke theksuar se ky diskutim e ka bërë që të jetë më i kujdesshëm tash e tutje në kursimin e energjisë elektrike.

#BigEnergySavingWeek, është java e kursimit që i dedikohet mundësive dhe mënyrave të kursimit të energjisë elektrike. Pikërisht në këtë javë KESCO dhe KEDS kanë vendosur që të informojnë dhe edukojnë konsumatorët përmes aktiviteteve të ndryshme dhe rrjeteve sociale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori