LAJMI I FUNDIT:

KEDS angazhon 400 punëtorë në terren  

KEDS angazhon 400 punëtorë në terren  

Pas përkeqësimit të motit dhe erërave të fuqishme që kapluan vendin në orët e para të mëngjesit, KEDS thotë se ka angazhuar 400 punëtorë në terren për të intervenuar në zonat e afektuara.

Në njoftim thuhet se ekipet po punojnë pa ndërprerë, me të gjitha kapacitetet në dispozicion në mënyrë që konsumatorëve t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike.


“Përkundër kushteve atmosferike, puna është duke u zhvilluar me dinamikë të lartë nga ekipet tona.

KEDS është duke bërë monitorimin e rrjetit në kohë reale përmes programit Kosovanet, ku evidentimi i avarive po bëhet në kohë rekorde ndërkaq përmes sistemit SCADA po mundësohet kontrollimi i nënstacioneve dhe intervenimi më i shpejtë nga ekipet tona”, thuhet në njoftim.

KEDS u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe nëse shohin ndonjë avari në rrjet ta raportojnë atë përmes Qendrës së Thirrjes në numrin pa pagesë: 0800 791 00 dhe rrjeteve sociale të kompanisë. /Telegrafi/