LAJMI I FUNDIT:

Keanu Reeves ka një mesazh të fuqishëm për të gjithë ne: “Çdo ditë është e veçantë. E nesërmja nuk është e sigurt, jetoni të tashmen!”

Keanu Reeves ka një mesazh të fuqishëm për të gjithë ne: “Çdo ditë është e veçantë. E nesërmja nuk është e sigurt, jetoni të tashmen!”
GettyImages

Askush nuk qesh me askënd, askush nuk ndalet për të shijuar natyrën për një çast. Secili kujdeset për brengën e vet… jemi bërë si robotë…

Jo, kjo nuk është ideja juaj, këtë e ka thënë Keanu, djaloshi i mirë i fqinjësisë së Hollywoodit, transmeton Telegrafi.

Kur dilni në rrugë, hidhni një shikim dhe menjëherë do të vëreni – secili shkon rrugës së vet, askush me askënd nuk bisedon, të gjithë ecin mekanikisht rrugëve, me kufje në veshë, në botën e vet dhe me muzikën e vet.

Askush askujt nuk i buzëqesh, askush nuk ndalet që për një çast të shijojë natyrën… Secili kujdeset për hallet e veta dhe nxiton të kryejë sa më shumë detyra, si të ishin robotë.

Këtë e ka vërejtur edhe aktori i famshëm Keanu Revees.

Kjo e ka brengosur, andaj ka dashur t’u drejtohet të gjithëve nëpërmjet rrjeteve sociale, me shpresën që do të prekë ndërgjegjen e njerëzve:

“Shikoni këta njerëz pas meje?

Ata nxitojnë për në punë dhe nuk interesohen për asgjë.

Ndonjëherë i përkushtohemi aq shumë përditshmërisë, sa që harrojmë të ndajmë kohë për t’u kënaqur me bukuritë e jetës.

Është sikur të jemi bërë zombi.

Kthehuni dhe hiqni kufjet nga veshët.

Thuaj ‘Mirupafshim’ dikujt, përqafo dikë që duket sikur po vuan. Ndihmo dikë.

Ajo që njerëzit nuk dinë për mua është se unë kam qenë në depresion gjatë viteve të fundit.

Nuk i thashë askujt për këtë.

Më duhej të gjeja rrugën time për të dalë nga depresioni.

Personi që më ndaloi të jem i lumtur isha UNË.

Çdo ditë është e veçantë dhe duhet përjetuar si e tillë.

E nesërmja nuk është garanci, jetoni sot!”

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori