LAJMI I FUNDIT:

​KE zbut masat: Kush është vaksinuar do të udhëtojë në të gjithë bllokun evropian

​KE zbut masat: Kush është vaksinuar do të udhëtojë në të gjithë bllokun evropian

Komisioni Evropian u propozoi vendeve anëtare të bllokut lehtësimin e kufizimeve aktuale të udhëtimeve jothelbësore për qytetarët e të ashtuquajturave vende të treta.

Rekomandimi vlen për qytetarët e vaksinuar kundër coronavirusit, por me kushtin që imunizimi i tyre të jetë kryer me vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave. EMA deri më tani ka aprovuar vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech, Moderna, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca.


Vaksina ruse, Sputnik është duke pritur verifikimin nga EMA, dhe ‘dritën e saj jeshile’ për përdorim edhe në BE. Në propozimin e Komisionit artikulohet qartë se të gjithë personat nga vende të treta, që janë të vaksinuar me njërën prej këtyre vaksinave, mund të udhëtojnë në Bashkimin Evropian.

“Komisioni Evropian propozon t’u lejojë hyrjen në BE, për udhëtime jothelbësore, jo vetëm personave që vijnë nga vende me situatë të mirë epidemiologjike, por edhe personave që kanë marrë dozën e fundit të rekomanduar të vaksinës, të miratuar nga BE-ja”, thuhet në dokumentin e krahut ekzekutiv të bllokut.

BE-ja i vendosi marsin e vitit të kaluar kur shpërtheu pandemia kufizimet për të gjitha udhëtimet jothelbësore. Me qëllimin të shmangej rreziku i importimit të varianteve të reja të coronavirusit, komisioni ka kërkuar gjithashtu edhe përdorimin e të ashtuquajturës “frenë e emergjencës”, e cila do të mundësonte vendosjen e kufizimeve të shpejta të udhëtimit për vendet ku situata shëndetësore pëson një përkeqësim të menjëhershëm.

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori