LAJMI I FUNDIT:

KE-ja nis procedurat ligjore ndaj Gjermanisë për shkak të blerjes së bonove të thesarit

KE-ja nis procedurat ligjore ndaj Gjermanisë për shkak të blerjes së bonove të thesarit

Komisioni Evropian filloi sot procedurat ligjore kundër Gjermanisë, në mënyrë që të hetojë nëse një gjykatë e vendit shkel rregullat e Bashkimit Evropian kur sfidoi skemën e Bankës Qendrore Evropiane në lidhje me blerjen e bonove të të thesarit të qeverisë, edhe pse ishte aprovuar më parë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

KE-ja i ka dërguar një letër Gjermanisë, duke informuar Berlinin për të hetuar nëse vendimi i gjykatës vendore shkel rregullat e BE-së.


Letra është faza e parë në proces, e cila përfundimisht mund të rezultojë në Komisionin që i kërkon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë të vendosë ndëshkime, vlerëson agjencia britanike.

Një gjykatë vendase ka vendosur që programi stimulues i BQE-së është pjesërisht në kundërshtim me kushtetutën kombëtare të Gjermanisë.

Një vendim i tillë bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e cila deklaroi më parë se programi i blerjes së bonove, me vlerë disa miliardë euro, është në përputhje me ligjin e BE-së. /Telegrafi/