LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 3° fair_night

KDTP-ja njofton se MKRS-ja mbështet ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke në Prizren me 600 mijë euro

KDTP-ja njofton se MKRS-ja mbështet ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke në Prizren me 600 mijë euro

Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) ka njoftuar se Qeveria e Kosovës do të përkrah ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke në Prizren me 600 mijë euro.

Në njoftimin e kësaj partie thuhet se ky projekt simbolizon jo vetëm ndërtimin e një godine, por edhe përpjekjet e vazhdueshme ndër vite për realizimin e tij, raporton Telegrafi.

Në këtë rrafsh theksohet se kryetari i partisë njëherësh ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe deputetët Enis Kervan dhe Fidan Brina Jilta, janë takuar me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, me të cilin kanë diskutuar projektin tashmë të nisur për ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke në Prizren.


“Ky projekt, i cili ka marrë mbështetje për ndërtimin e tij të shpejtë nëpërmjet bashkëpunimit, po forcohet më tej me një buxhet prej 600,000 eurosh, i siguruar pas diskutimeve me ministrin e Kulturës të Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku”, thuhet në njoftimin e KDTP-së.

Njëherësh nënvizohet se ky projekt domethënës, i cili po zbatohet nga Komuna e Prizrenit, do të kontribuojë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të komunitetit turk dhe se do t’i dhurohet atij si një vepër e përhershme, raporton Telegrafi.

Në Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025 te projektet kapitale të MKRS-së figuron se për projektin e Qendrës Kultururore Turke në Prizren për vitin e ardhshëm janë planifikuar 300 mijë euro dhe po kaq mjete për vitin 2026.

Javë më parë, projekti i nisur për ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke në Prizren është vlerësuar si jetik për të drejtat e këtij komuniteti dhe bashkëjetesën në qytetin e vjetër, nga drejtuesit e Komunës së Prizrenit, përfaqësuesit politik të komunitetit turk të Kosovës si dhe diplomatët nga Turqia, të cilët në mënyrë simbolike patën vënë gurin themeltar, duke shprehur dëshirën që projekti të finalizohet brenda dy vitesh. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Ma kanë sjell por nuk dua të kthehem", deklarata e Arionit që la dyshime se produksioni ia ka ndërruar biletën e kthimit pas eliminimit

Magazina
Pas videos së ish-të dashurit të Anës që u shfaq në spektakël, reagon ashpër nëna e Kevinit: Produksion i ulët

Pas videos së ish-të dashurit të Anës që u shfaq në spektakël, reagon ashpër nëna e Kevinit: Produksion i ulët

Magazina
Ai bëri një mrekulli në 2.9 sekonda: Nokauti më i shpejtë i parë ndonjëherë në sportet luftarake

Ai bëri një mrekulli në 2.9 sekonda: Nokauti më i shpejtë i parë ndonjëherë në sportet luftarake

Sportet Luftarake
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Lajme
Rusët po u frikësohen rebelëve sirianë - largojnë sistemet S-400 nga Siria

Rusët po u frikësohen rebelëve sirianë - largojnë sistemet S-400 nga Siria

Azia
Muja: Njazi Thaçi kishte nënshkruar kontrata direkte me operatorë të Serbisë për eksportim të energjisë elektrike

Muja: Njazi Thaçi kishte nënshkruar kontrata direkte me operatorë të Serbisë për eksportim të energjisë elektrike

Lajme
Kalo në kategori