LAJMI I FUNDIT:

KDI: Uji në dhjetë shkolla të Vitisë i papijshëm

KDI: Uji në dhjetë shkolla të Vitisë i papijshëm

Instituti Demokratik të Kosovës (KDI), ka njoftuar se, bazuar në raportet e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Gjilan (QRSHP) rreth cilësisë së ujit në shkollat fillore të komunës së Vitisë, rezulton se në dhjetë nga njëmbëdhjetë shkolla të kësaj komune ku janë bërë analizat, uji ka kontaminim kimik dhe bakteriologjik.

Sipas KDI, uji i këtyre shkollave me kontaminim kimik dhe bakteriologjik është për shkak se furnizimi i shkollave me ujë bëhet përmes puseve në mungesë të ujësjellësit.


“Si rrjedhojë e një hulumtimi në terren të bërë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), dokumentet e siguruara nga QRSHP-ja dhe vlerësimit të Drejtorisë së Inspektoratit në komunën e Vitisë, kontaminimi i ujit në këto shkolla vjen si pasojë e vjetërsisë së filtrave të ujit dhe mosmirëmbajtjes së puseve. Ndërsa kjo gjendje vazhdon të mbetet shqetësuese, pasi që numri i nxënësve që vijojnë mësimin në këto shkolla është 1511”, thotë KDI, njofton Telegrafi.

Në bazë të të dhënave të QRSHP-së, uji i kontaminuar në shkolla mund të bartë lloje të ndryshme të mikroorganizmave, dhe ka mundësi të shkaktoj infeksione si tifoja, paratifoja, dizenteria dhe kolera.

Javë më parë KDI-ja ka organizuar takim me zyrtarët komunal, drejtorët/et e shkollave për të diskutuar rreth rezultateve të raportit të Institutit të Shëndetit Publik rreth cilësisë së ujit në shkollat fillore të Vitisë. Në këtë tryezë drejtori i Inspektoratit të Komunës së Vitisë Skender Ahmeti, ka kërkuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit si dhe drejtorët/et e shkollave mirëmbajtjen e hapësirave ku gjenden puset.

Ajhane Sefiu nga QRSHP, pati thënë se pas analizave të QRSHP-së dhe rekomandimeve të dhëna, nuk janë marrë masat e nevojshme nga autoritetet përkatëse.

Duke u bazuar në të dhënat e QRSHP-së dhe hulumtimit në terren, KDI kërkon nga komuna e Vitisë që të merren masat e menjëhershme për mirëmbajtjen, pastrimin dhe rehabilitimin e këtyre puseve si mundësi e vetme për të pamundësuar kontaminimin e vazhdueshëm të ujit, me qëllimin përfundimtar që të sigurohet uji i pijshëm për këta nxënës.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori