Qeveria e Kosovës ka mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, por duke vlerësuar se mënyra më e mirë është që kjo të bëhet përmes iniciativës së 20% të qytetarëve.
Për këtë qëllim, është formuar grupi punues në kuadër të MAPL-së, i cili ka afat që deri nesër të finalizojë udhëzimin administrativ lidhur me iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.
KDI konstaton se pavarësisht rëndësisë së këtij udhëzimi, procesi i hartimit të tij është përcjellë me mungesë të transparencës dhe gjithë-përfshirjes.
“Madje, MAPL-ja ka vepruar në shpërputhje me standardet minimale për konsultime publike, duke e mbajtur të hapur në konsultim publik këtë udhëzim për vetëm katër ditë pune”, thuhet në reagimin e KDI.
“Instituti Demokratik i Kosovës edhe më parë kishte vënë theksin tek rëndësia që udhëzimi administrativ të jetë në përputhje të plotë me dispozitat ligjore. Megjithatë, vlerësojmë që drafti i përgatitur nga MAPL-ja ka tejkaluar përcaktimet ligjore të ligjit për vetëqeverisjen lokale. Në njërën anë, MAPL-ja ka përcaktuar procedura, afate dhe obligime në kuadër të iniciativës që shkojnë përtej ligjit, e në anën tjetër, nuk ka adresuar paqartësitë në zbatimin e dispozitave në fuqi”, vijon tutje njoftimi.
Sipas KDI, udhëzimi kundërligjshëm përcakton një afat prej 30 ditësh për mbledhjen e nënshkrimeve, gjë që ua kufizon qytetarëve vullnetin për ushtrimin e një të drejte ligjore, si dhe paradoksalisht përcakton afat shtesë për plotësimin e kërkesës me nënshkrime të reja, nëse nuk arrihet kriteri prej 20% të votuesve të regjistruar.
“Në anën tjetër, udhëzimi nuk ka precizuar se cila listë e votuesve do të merret për bazë nëinicimin e kërkesës dhe zhvillimin e procesit të votimit”.
KDI thotë se udhëzimi administrativ, përveç se në kundërshtim me ligjin, është i pamjaftueshëm për të mundësuar largimin e kryetarëve të komunave. Për zhvillimin adekuat të këtij procesi, është i domosdoshëm miratimi i legjislacionit përkatës sekondar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kësisoj, KDI i konsideron dorëheqjet e kryetarëve aktualë të komunave veriore, si zgjidhjen më efikase për tejkalimin e situatës dhe zgjedhjen e institucioneve të reja legjitime./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tregtia me Izraelin dhe Iranin, Shqipëria preket nga bllokada
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës – flet presidentja Pirc Musar
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë