LAJMI I FUNDIT:

KDI publikon “Transparometrin 2018”, Drenasi komuna më transparente

KDI publikon “Transparometrin 2018”, Drenasi komuna më transparente

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe OJQ Aktiv përmes një konference, sot ka bërë publikimin e raportit “Transparometri 2018”, që vë në pah të gjeturat dhe rekomandimet nga matja e transparencës në 15 komuna të Kosovës.

Bazuar në matjet e 58 indikatorëve në katër shtylla, komuna më transparente doli ajo e Drenasit, duke përmbushur 82.22% të indikatorëve, ndërsa më pak transparente ishte ajo e Mamushës duke përmbushur 27.12% të indikatorëve.

Subjekt i këtij indeksi të transparencës ishin komunat: Drenas, Mitrovicë e Jugut, Viti, Malishevë, Klinë, Dragash, Kamenicë, Graçanicë, Obiliq, Shtërpcë, Mamushë, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.


Për nga transparenca prin Drenasi me 82.22%, pasuar nga Mitrovica e Jugut me 77.97%, Vitia 72.88%, Malisheva 72.88%, Klina 68.66 %, Dragashi 64.41%, Kamenica 62.71%, Shtërpca 56.78%, Graçanica 54.24%, Obiliqi 53.39% dhe Mamusha me 27.12%.

Komunat në veri të Kosovës nuk u vlerësuan me pikë për shkak të arsyeve politike. Ismet Kryeziu, drejtor Ekzekutiv i KDI-së ka theksuar se mungesa e transparencës, pjesëmarrja e mangët e publikut në vendimmarrje dhe etika jo e mjaftueshme në qeverisje, nuk janë sfidë vetëm për institucionet lokale por edhe për qeverisjen në nivel qendror.

“Prandaj KDI dhe projekti të cilin ajo po e zbaton në këto komuna synon të ulë riskun e keq-qeverisjes, të rrisë besimin qytetar në institucione dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje”, tha ai. Ambasadori britanik në Prishtinë Ruairi O’Connell, ka theksuar se qytetaria aktive është çelësi i demokracisë.

“Ne kemi një shprehje në Britani se ‘dituria është fuqi’. Nëse qytetarët janë të angazhuar në procesin demokratik, fuqia e tyre rritet. Sa më shumë informacion që qytetarët kanë për mënyrën se si përfaqësuesit e tyre po qeverisin, aq më shumë ata mund t’u kërkojnë atyre llogari. Sa më shumë që bëjnë pyetje, aq më të përgjegjshëm bëhen politikanët e tyre. Dituria është fuqi. Dhe dituria e vënë në duart e njerëzve është një gjë e fuqishme. Por gjithashtu kjo fuqi nuk ka domethënie nëse nuk përdoret nga njerëzit”, tha ai.

Përfaqësuesit e komunave të përfshira në këtë publikim, janë pajtuar me të gjeturat e raportit dhe kanë shprehur përkushtimin për ngritjen e mëtejme të transparencës së institucioneve.

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori