LAJMI I FUNDIT:

KDI ndan 3 çmimet e foto-garës “FajiKorrupsionit”  

KDI ndan 3 çmimet e foto-garës “FajiKorrupsionit”  

Valdrin Fetahu është fituesi i çmimit të parë i foto-garës ‘FajiKorrupsionit’, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, aktivitet ky i organizuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Çmimi i dytë iu nda Fatlinda Dakut, ndërsa i treti Korab Bashës.

Menaxheri i programit të KDI-së, Arben Kelmendi tha se ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për foton më të mirë si një aktivitet tradicional ofron një formë tjetër të vetëdijesimit të qytetarëve rreth së keqes shoqërore.


“Imazhet të cilat i kanë dërguar qytetarët flasin më shumë se 1 mijë fjalë për efektet shkatërruese të korrupsionit në jetën e njerëzve, e sidomos të grupeve më të rrezikuara – fëmijëve dhe të moshuarve…Në një vit të paprecedentë si ky me pandeminë, ku të gjitha shtetet u shtrënguan të marrin masa të rëndësishme për të adresuar urgjencën shëndetësore dhe për të shmangur kolapsin ekonomik global, KDI rreshtohet përkrahë mesazhit kryesor të OKB-së për ‘Rimëkëmbje me integritet’”, tha ai.

E fituesi i çmimit të parë, Valdrin Fetahu tha se ndjehet mirë që i është shpërblyer puna, por se u shpreh se do të ishte më mirë sikur të mos kishte kaq shumë korrupsion dhe orientimi të ishte diku tjetër.

“Jam shumë i lumtur kur arrijë sukses me foto të miat, por nuk jam i lumtur që përmes kësaj ekspozite, brenda 49 fotove, diku janë 20 fotografi, që janë 20 lloje të korrupsionit që janë ende pas 20 vitesh në Kosovë… Shpresoj që të nisin ndryshimet dhe të nis të zvogëlohet numri i fotografive që i bëjmë për faj të korrupsionit që”, tha ai.

Fatlinda Daku, mori çmimin e dytë. Edhe ajo tha se llojet e shumta të korrupsionit në vend nuk e bëjnë të ndjehet mirë.

“Po ndjehem shumë keq që ka kaq shumë lloje të korrupsionit dhe bravo iu qoftë të gjithë fotografëve që kanë mundur vizualisht me e përcjellë korrupsionin…”, u shpreh ajo, raporton KP.

Edhe fituesi i çmimit të tretë, Korab Basha dha mesazhin e tij.

“Pavarësisht që ka korrupsion, ne duhet të punojmë, të bëjmë fotografi sa më shumë, dhe faleminderit Institutit që na mundëson që ne me e shpalos punën tonë, kështu që me punën tuaj dhe ne me punën tonë të mund të qesim diçka në dritë”, tha ai.

Ndryshe, ekspozita do të jetë e hapur deri të premten, nga ora 10 deri në ora 14.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori