Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), gjatë një tryeze diskutimi si pjesë e programit rajonal “Kapja e shtetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi”, i cili zbatohet nga rrjeti global Transparency International, ka publikuar raportin final “Tregtimi i shëndetit publik për përfitime private”,.
Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka theksuar së në këtë raport janë analizuar dhe vlerësuar disa segmente në sektorin e shëndetësisë që ofrojnë dëshmi se si firmat private ushtrojnë ndikim tek institucionet shtetërore për përfitime private dhe se si këto institucione gjithashtu ndikojnë tek firmat dhe për pasojë i shkaktojnë dëme të konsiderueshme shoqërisë.
Mona Niemeyer, koordinatore e programit në Sekretariatin e Transparency International në Berlin, ka theksuar se edhe strategjia e re e Komisionit Evropian për zgjerim, konfirmon se shtetet e Ballkanit shfaqin elemente të shtetit të kapur dhe se të njëjtat duhet ta luftojnë pa kompromis korrupsionin dhe se, sipas saj, kjo mund të arrihet nëpërmjet dy qasjeve, në njërën anë duke fuqizuar mekanizmat e sanksionimit dhe nga ana tjetër nëpërmjet ngritjes së aktpadive.
Niemeyer ka shtuar se kohëve të fundit është përdorur koncepti i ashtuquajtur “kapja e shtetit”, që sipas saj nënkupton momentin kur vendimet politike orientohen larg nga interesat e sektorit publik, përmes mjeteve korruptive.
Ndërkaq Arben Kelmendi, menaxher i programit të Kundër Korrupsionit në KDI, ka prezantuar gjetjet dhe rekomandimet e dala nga raporti “Tregtimi i shëndetit publik për përfitime private”.
Raporti përpiqet të argumentojë se kapja e shtetit në Kosovë po ndodh duke identifikuar praninë e saj në dimensione të veçanta të sistemit publik të kujdesit shëndetësor publik.
Kelmendi theksoi se ekziston një tendencë e përgjithshme e këtij sistemi për të orientuar njerëzit drejt operatorëve privat, si rezultat i së cilës ata detyrohen të paguajnë më shtrenjtë shërbimet dhe produktet mjekësore.
“Mekanizmat specifik të asaj se si bëhet kjo janë ilustruar në këtë raport nëpërmjet një shqyrtimi të proceseve specifike, përkatësisht një rast specifik i referimeve nga institucionet publike të kujdesit shëndetësor tek operatorët privat dhe praktikat e prokurimit publik të medikamenteve dhe furnizimeve mjekësore, gjë që shkakton furnizim të pamjaftueshëm në institucionet publike të kujdesit shëndetësor dhe i detyron qytetarët të blejnë privatisht”, ka bërë të ditur ai.
Bazuar në gjetjet e dala nga ky raport, Kelmendi thënë se rekomandohet të ulet ndikimi politik dhe komercial në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në institucionet tjera përgjegjëse për shëndetin publik, të zgjidhen problemet e shumta që lidhen me prokurimin e barnave dhe furnizimeve mjekësore që redukton disponueshmërinë dhe cilësinë e tyre.
Po ashtu të forcohen mekanizmat për identifikimin, parandalimin dhe raportimin e shkeljeve të dispozitave ligjore nga ofruesit e kujdesit shëndetësor, të përkrahet ngritja e kapaciteteve teknike të prokurorisë për trajtimin e rasteve mjekësore, të rritet transparenca në lidhje me financimin e fushatës në kuptimin që lidhjet specifike midis furnizuesve privat të barnave, shërbimeve shëndetësore si dhe partive politike duhet të bëhen më të qarta si dhe të shfrytëzohen zotimet karshi integrimit në BE që t`i bëhet presion elitave politike drejt reformave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe