LAJMI I FUNDIT:

KDI: Bojkoti i Kuvendit nga deputetët e komunitetit serb dhe të tjerë cenon përfaqësimin qytetar

KDI: Bojkoti i Kuvendit nga deputetët e komunitetit serb dhe të tjerë cenon përfaqësimin qytetar

Instituti Demokratik i Kosovës, si organizatë që monitoron punën e  Kuvendit të Kosovës tash e 17 vite, shpreh shqetësimin për mospjesëmarrjen e deputetëve nga subjektet politike Lista Serbe, Romani Iniciativa (RI), Partia Unike Gorane (JGP) dhe Partia IQ për liri, drejtësi dhe mbijetesë (GISPO), në punimet e Kuvendit për disa muaj me radhë.

KDI e sheh ushtrimin e bojkotit parlamentar si mjet politik, megjithatë kjo formë e zgjedhur nga deputetët e subjekteve minoritare po cenon parimet demokratike, duke i privuar qytetarët nga komunitetet jo shumicë nga përfaqësimi i interesave të tyre në Kuvend.


“Për më tepër, mospjesëmarrja e deputetëve nga subjektet e lartpërmendura ka efekt zingjiror edhe në mosfunksionim e Komisionit parlamentar për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, duke e lënë këtë organ pa kuorum dhe pa vendim-marrje”, thuhet në njoftimin e KDI-së.

KDI u rikujton këtyre subjekteve dhe deputetëve të Kuvendit përgjegjësitë që rrjedhin nga   Kushtetuta, Ligji mbi të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes, e të cilat obligojnë pjesëmarrjen në punimet e Kuvendit.

“Sipas dispozitave kushtetuese dhe ligjore në fuqi, deputetët, të zgjedhur përmes votës qytetare janë përfaqësues të Popullit dhe e kanë obligim që të marrin pjesë në seancat plenare dhe në trupat tjera të Kuvendit, në të cilat ata janë anëtarë”, thuhet në njoftimin e KDI-së.

KDI u bën thirrje deputetëve nga subjektet në fjalë, që sa më parë t’i kthehen ushtrimit të funksionit të plotë të tyre duke vënë në plan të parë përfaqësimin e interesave të qytetarëve dhe llogaridhënien para zgjedhësve të tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori