Katy Perry shfaq trupin e saj të mahnitshëm me bikini në Miami

Katy Perry, 40 vjeçe, është parë duke u argëtuar në oqean dhe në rërë gjatë një dite në Miami Beach, duke treguar trupin e saj me bikini me dy pjesë.
Këngëtarja, e cila po shijon një pushim nga turneu i saj “Lifetimes” pas ndarjes nga Orlando Bloom, u shoqërua nga një grup miqsh të gëzuar.
Perry mbajti buzëqeshjen dhe energjinë e saj të zakonshme, ndërsa notonte dhe ndërvepronte me shoqet, shkruan DailyMail.
Për pamjen e saj në plazh, ajo zgjodhi një bikini bandeau të bardhë që nxirrte në pah dekoltenë dhe barkun e tonifikuar, ndërsa flokët e lagur dhe grimi minimal i shtonin natyralitetin dhe elegancën.
Kjo dalje vjen në kohën kur këngëtarja është përfolur për një romancë të mundshme me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau.
Çifti u pa më parë duke darkuar së bashku në Montreal, por burimet thonë se Trudeau nuk ishte i kënaqur me publikimin e fotove dhe komunikimi mes tyre ka qënë më i zbehtë kohët e fundit.
Ndërkohë, Katy Perry po fokusohet tek jeta e saj personale dhe profesionale, duke rritur vajzën e saj katërvjeçare, Daisy Dove, dhe duke vijuar turneun e saj “Lifetimes”, duke e vënë prioritet rritjen dhe kujdesin për familjen dhe karrierën. /Telegrafi/

































































