Katy Perry shfaq trupin e saj mahnitës me bikini në plazh, pas thashethemeve për një romancë me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau

Katy Perry ka tërhequr vëmendjen teksa është fotografuar duke u argëtuar në det dhe duke pushuar në plazhin e Miamit, ku shfaqi linjat e saj në bikini.
Këngëtarja 40-vjeçare po bën një shkëputje nga turneu i saj Lifetimes Tour, pak kohë pas ndarjes nga aktori Orlando Bloom.
Megjithatë, ajo nuk ishte vetëm – miqtë e saj më të afërt e shoqëruan në një ditë të mbushur me humor dhe relaksim, shkruan DailyMail.
Mes buzëqeshjesh dhe gjallërisë që e karakterizon, Katy u pa duke ngritur duart në ajër në mënyrë festive, ndërsa lundronte në ujërat e cekëta.
Ajo kishte veshur një bikini bardh e zi me stil bandeau, duke nxjerrë në pah barkun e sheshtë dhe këmbët e saj të gjata.
Me flokët e lagura të krehura pas dhe syze dielli elegante, këngëtarja kishte zgjedhur një pamje minimaliste, ndërsa freskohej me ujë kokosi për të qëndruar e hidratuar.
Fotografitë vijnë në një moment ku Perry është në qendër të thashethemeve për një lidhje të mundshme me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau.
Në korrik, ata u panë duke darkuar së bashku në Montreal, duke ndezur dyshime për një romancë të re. Megjithatë, burime pranë çiftit kanë sqaruar se mes tyre nuk ka pasur asgjë serioze.
Një burim për DailyMail u shpreh: “Ka qenë vetëm një takim. Katy nuk i ka thënë askujt se është diçka më shumë, dhe zakonisht ajo flet hapur për ndjenjat e saj. Për momentin është thjesht miqësi – a mund të ndryshojë kjo? Sigurisht. Por për tani nuk ka asgjë konkrete”.
Thashethemet u përforcuan edhe më shumë kur Trudeau u shfaq hapur në një nga koncertet e Katy Perry në Montreal, ku u pa duke kënduar dhe kërcyer në ritmet e hiteve të saj si Firework dhe Dark Horse.
Sipas burimeve, Perry dhe Trudeau shkëmbyen shumë mesazhe gjatë korrikut, por komunikimi mes tyre është ftohur kohët e fundit për shkak të angazhimeve të shumta.
“Janë të dy shumë të zënë. Nuk ka asgjë negative, thjesht nuk janë më në kontakt të vazhdueshëm”, tha një burim tjetër.
Justin Trudeau tronditi botën në vitin 2023 kur shpalli ndarjen nga bashkëshortja e tij Sophie Grégoire Trudeau, pas gati 20 vitesh martesë.
Ndërsa Katy Perry, e cila më herët ka qenë e martuar me komedianin Russell Brand (2010–2012), këtë verë konfirmoi përfundimisht ndarjen nga Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë katërvjeçare, Daisy Dove.
Përfaqësuesit e saj bënë të ditur se Perry dhe Bloom do të vazhdojnë të shihen shpesh bashkë, pasi përqendrimi i tyre kryesor mbetet rritja me dashuri dhe stabilitet e vajzës së tyre. /Telegrafi/















































































