LAJMI I FUNDIT:

Katërvjeçarja që e ka 140 koeficientin e inteligjencës, mësoi shkrim-leximin dhe tabelën e shumëzimit pa shkelur në shkollë (Foto)

Katërvjeçarja që e ka 140 koeficientin e inteligjencës, mësoi shkrim-leximin dhe tabelën e shumëzimit pa shkelur në shkollë (Foto)

Një vajzë katërvjeçare është bërë anëtarja e dytë në Britaninë e Madhe që është më e re për nga mosha, që është bërë anëtare e Mensa – duke u konsideruar kështu edhe zyrtarisht gjeni.

Alannah George e cila ka koeficientin e inteligjencës 140, ka arritur të jetë pjesë e një grupi elitar që kanë inteligjencën e jashtëzakonshme, transmeton Telegrafi.


Nxënësja nga Iver, Buckinghamshire, është e “obsesionuar” pas shkronjave dhe numrave dhe pa ndihmën e askujt dhe mësoi të lexojë ende pa shkelur në klasë.

Prindërit e saj thonë se ajo më me dëshirë lexonte alfabetin dhe tabelën e shumëzimit, sesa të këndojë këngë për fëmijë.

Mensa fton t’i bashkohen të gjithë ata persona që kanë inteligjencë mbi mesataren e moshatarëve të tyre, dhe kriteret për t’u pranuar janë shumë strikte.

Mesatarja e koeficientit të inteligjencës të një të rrituri është 100, derisa profesori Stephen Haëking dhe Albert Einstein kishin 160. E Alannah edhe zyrtarisht është bërë anëtarja më e re e Mensa.

Prindërit e saj Nadina, 37-vjeçe, dhe Edmund, 39, fillimisht ishin “frikësuar” nga informacionet e shumta që i kishte vajza e tyre.

“Jam shumë e gëzuar për suksesin e saj. Shpresoj që do të arrijë shumë në jetë. Ajo është shumë e vogël, por bën jetë të një akademiku. U frikësuam disi kur morëm rezultatet e koeficientit të inteligjencës së saj. Qysh si e vogël ka arritur të deshifroj kode të ndryshme”, ka deklaruar e ëma e saj Nadine.

Alannah ka tejkaluar pritjet e të gjithëve qysh kur ishte shumë e vogël, dhe tani ndjek mësimin në shkollën e njëjtë që dikur kishin ndjekur edhe tre nipat e mbesat e mbretëreshës.

Ajo është nxënëse e shkollës prestigjioze St George në Windsor Castle, që dikur i kanë ndjekur mësimet në të princesha Eugenie dhe djali e vajza e Earl i Wessex-it. Muajin e kaluar ajo është testuar nga psikologu Dr Peter Congdon, që tha se Alannah është një “gjeni”.

Alannah ka lindur në gusht të vitit 2014, e fjalët e para i shqiptoi kur ishte vetëm shtatëmuajshe. Sapo kishte mbushur 18-muaj ajo kishte folur pa ndonjë problem, e me të mbushur tri vjet ka arritur të lexojë disa nga paragrafët e librave të saj të preferuar.

E derisa bashkëmoshatarët e saj kohën e lirë e kalojnë duke shikuar filma të animuar, Alannah qëndron pranë kompjuterit duke shikuar emisione të ndryshme që kanë të bëjnë me numrat.

Koeficientin e lartë të inteligjencës së saj e kishte vërejtur edhe e ëma qysh kur ajo ishte vetëm njëvjeçare.

“Ajo ishte gjithmonë e angazhuar, duke tentuar ta mësojë veten të lexojë ende pa i mbushur tre vjet”, ka shtuar e ëma e saj.

Mensa: Klubi më i madh në botë i gjenive

Mensa është themeluar në Angli në vitin 1946 nga Roland Berril dhe Dr Lance Ware.

Ky komunitet i uron mirëseardhje në klubin e tyre personave nga të gjitha profilet, që kanë koeficientin e inteligjencës më të madh sesa bashkëmoshatarët e tyre.

Albert Einstein kishte koeficientin e inteligjencës 160, derisa ish-presidentët Abraham Lincoln, Benjamin Franklin dhe Bill Clinton, konsiderohet me inteligjencë të lartë me 128, 160 dhe 137.

Napoleon Bonaparte e kishte 145 kurse Sigmund Freud, 156.

Personi më i ri që ndonjëherë i është bashkuar Mensas ishte Elise Tan Roberts në vitin 2009, kur asokohe i kishte vetëm 2 vjet e katër muaj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori