LAJMI I FUNDIT:

Katër vrasje brenda 10 ditëve në Shqipëri, dy atentate ende pa autor dhe dy krime brenda familjes

Katër vrasje brenda 10 ditëve në Shqipëri, dy atentate ende pa autor dhe dy krime brenda familjes

Në vetëm dhjetë ditët e para të 2020-ës, janë regjistruar katër vrasje të rënda në Shqipëri. Dy prej tyre, atentate ende pa autorë përpara drejtësisë, ndërsa dy vrasjet tjera, krim brenda në familje, me autorë pas hekurave.

Vrasja e parë u regjistrua në fshatin Gjerbës të Mallakastrës në datën 5 janar, ku një 16 vjeçar, Luis Saliaj, vrau nusen e xhaxhait të tij, Drita Saliaj. 16 vjeçari, së bashku me dy shokë të tij, Sindi Shehaj, po 16 vjeç dhe Ervis Zotaj 26 vjeç, shkuan për të vjedhur në shtëpinë e Drita Saliajt, por pas rezistencës së saj, e godasin dhe e hedhin ne rezervuarin e fshatit.

Po në datën 5, regjistrohet një tjetër vrasje, këtë herë në qytetin e Bajram Currit. Atentati mafioz la të vdekur, Guxim Gjyriqi, 47 vjeç, i cili sapo doli nga një restorant në afërsi të karburantit të tij, u ekzekutua nga autorë ende të paidentifikuar. Makina me të cilët autorët hapën zjarr, u gjet e djegur në fshatin Golaj të Hasit. Guxim Gjyqiri dyshohet se u vra për hakmarrje për shkak të lidhjeve të tij me Fatmir Haklajn.

Dy ditë më pas, në datën 7 janar, në qendër të qytetit të Rrëshenit, ekzekutohet me snajper, Kastriot Reçi, një ish pronar televizioni. Ekzekutori, një qitës i përgatitur dhe me precision të lartë, kishte qëndruar në katin e fundit të një pallati, i cili ishte i pabanueshëm, për të kryer vrasjen me vetëm një plumb.

Dyshimet e vrasjes së Kastriot Reçit, lidhen me një seri vrasjesh për hakmarrje. Nga ish zyrtari i OSHEE-së, në 2016, Sajmir Jaku, tek vëllai i Kastriot Reçit, Gasper Reçi, i cili u vra në Itali, për të vazhduar më pas me Kreshnik Gjini, nipin e Sajmir Jakut, i cili u vra në Belgjikë, e po ashtu Armand Gjini i cili u vra në 2019 në Rrëshen.

Ndërsa data 9 janar, regjistroi vrasjen makabre në Paskuqan, ku Erdet Capoku, pasi kishte përndjekur dhe kërcënuar për disa muaj me radhë kunatën e tij, Enkeleda Çapokun, e vret atë mbrëmjen e së enjtes. Një ditë më pas ai vihet në pranga nga policia. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori