Katër vetë gjetën vdekjen dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike, pasi një aeroplan i vogël u rrëzua mbi shtëpitë në Kaliforni, të hënën pasdite, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Po sipas medieve të huaja, dy shtëpi janë shkatërruar kur aeroplani u rrëzua në Riverside rreth 04:45 të darkës.


Aeroplani, i identifikuar nga Administrata Federale e Aviacionit si Cessna 310, ishte duke fluturuar drejt San Jose.

Bëhet e ditur se aeroplani u rrëzua në një lagje të banuar menjëherë pas ngritjes nga aeroporti lokal i Riverside. /Telegrafi/