LAJMI I FUNDIT:

Katër të plagosur nga sulmi në Nju Jork

Katër të plagosur nga sulmi në Nju Jork

Një person shpërtheu sot në mëngjes një bombë artizanale në një tunel pranë “Times Square”, duke shkaktuar plagosjen e tre personave dhe vetes.

“Kjo është një tentativë për sulm terrorist”, deklaroi për median kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio.

Shpërthimi ndodhi në një orar piku, në 07:20 (12:20 GMt), në një tunel që lidh “Times Square” dhe stacionin e autobusëve “Port Authority”, pranë rrugës 48 dhe rrugës 8.


“Shpërthimi u aktivizua nga një person 27 vjeç, i identifikuar si Akayed Ullah, nga lagja Brooklyn, i cili mbante të ngjitur në trup një pajisje eksplozive rudimentare, që kishte shpërthyer para kohe”, theksoi shefi i policisë, James O’Neill.

“I dyshuari u arrestua dhe kishte plagë dhe të djegura në trup, si dhe u shtrua në spital”, shtoi O’Neill.

“Tre presona që ndodheshin aty pranë janë plagosur gjithashtu, ndonëse asnjë prej tyre nuk është në rrezik për vdekje”, sipas zjarrfikësve të Nju Jorkut.

Shumë media njujorkeze kanë njoftuar se ai është me origjinë nga Bangladeshi, nga ku ka ardhur para shtatë viteve. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Evropa
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Azia
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Kalo në kategori