LAJMI I FUNDIT:

Katër të arrestuarit e grupit kriminal të kapur në Kosovë sot dalin para gjykatës

Katër të arrestuarit e grupit kriminal të kapur në Kosovë sot dalin para gjykatës

Katër të arrestuarit nga Njësia Speciale, M.M. shtetas i Malit të Zi, J.P. shtetas i Malit të Zi, S.D. shtetas i Serbisë, L.Z. shtetase e Kosovës, pritet të dalin sot para gjykatës.

Lajmin për Kallxo e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.


Prokurori i shtetit Armend Hamiti, ka treguar se ka kërkuar 30 paraburgim për katër të arrestuarit.

Policia e Kosovës në aksionin e parmbrëmshëm të Njësisë Speciale, arrestoi katër persona. Dy nga katër të arrestuarit sipas Policisë së Kosovës janë persona të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar dhe të dy janë të dyshuar për përfshirje në vrasje.

Siç ka njoftuar Policia, deri të identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarave kanë arritur falë bashkëpunimit me autoritete malazeze.

“Policia e Kosovës, në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar, në këtë rast pas shkëmbimit të informacioneve me autoritete malazeze, me datë 18.07.2018, në Prishtinë ka zhvilluar një operacion policor për identifikimin dhe arrestimin e disa shtetasve të huaj, dy nga ta të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar që dyshohet se janë të përfshirë edhe në Vrasje”, ka njoftuar Policia.

Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar në dy lokacione në Prishtinë dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, sasi e narkotikëve, një veturë, dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara, sasi e parave dhe gjëra të tjera.

“Policia gjatë operacionit ka arrestuar katër persona të dyshuar, dy nga të cilët dyshohet se përveç urdhër arrestit ndërkombëtar për vrasje, dyshohen të jenë përfshirë edhe në veprat penale: Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të armës”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori