LAJMI I FUNDIT:

Katër shenjat më xheloze të Zodiakut

Katër shenjat më xheloze të Zodiakut
(Foto: NBC News)

Xhelozia ekstreme është një nga tiparet që do të shkatërrojë çdo marrëdhënie.

Njerëzit posesivë shpesh janë të pasigurt në dashuri dhe u pëlqen të dominojnë dhe kontrollojnë partnerin e tyre. Për disa njerëz, kjo është shumë dhe ata thjesht nuk mund të durojnë natyrën posesive të partnerit të tyre dhe të ndjehen sikur po mbyten.


Kjo është arsyeja pse ata do të bëjnë çmos për të shpëtuar nga një marrëdhënie e tillë. Portali Pinkville zbulon se cilat katër shenja të zodiakut janë më posesive – transmeton KP.

Demi

Ata dëshirojnë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të sigurt. Kur ata nuk ndihen të sigurt në një marrëdhënie, demat janë të prirë për posesivitet dhe dominim. Atyre u pëlqen të kenë kontroll në mënyrë që të kenë ndjenjën e përkatësisë ndaj dikujt. Ata gjithashtu duan të përkëdhelin partnerin e tyre me burime dashurie dhe afeksioni, por kur ndihen të pasigurt, ata bëhen jashtëzakonisht dominues dhe posesivë.

Akrepi

Pjesëtarët e kësaj shenje të zodiakut janë xheloz fshehtas dhe kanë frikë se partnerët e tyre do t’i braktisin. Kjo është arsyeja pse atyre u pëlqen të kontrollojnë partnerin e tyre, dhe kështu marrëdhënien. Ata ndihen më mirë duke ditur që partneri i tyre nuk po shkon askund dhe se i përket atyre.

Luani

Luanët pëlqejnë të besojnë se nuk janë tepër posesivë ndaj dikujt, por kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Ata janë thjesht posesivë dhe të lidhur me ata që i duan shumë. Luanët mund të jenë të ftohtë dhe të largët ndaj njerëzve të tjerë, por kur bëhet fjalë për partnerin e tyre, atëherë është një histori krejt tjetër. Luanët kanë tendencë të jenë posesivë ndaj një partneri me të cilin janë shumë të dashuruar. Ata e konsiderojnë atë si një shenjë dashurie.

Gaforrja

Gaforret janë të ndjeshme deri në palcë, gjë që i bën ata posesivë. Ata kurrë nuk do ta tregojnë hapur, por thellë brenda tyre janë jashtëzakonisht posesivë ndaj njerëzve që duan dhe admirojnë. Ata janë gjithashtu të pasigurt kur janë në një lidhje, sepse lehtë mund të fillojnë të ndihen të lënë pas dore.