LAJMI I FUNDIT:

Katër shenja që mund t’i japin fund lidhjes deri në fund të nëntorit

Katër shenja që mund t’i japin fund lidhjes deri në fund të nëntorit
(Foto: Pexels)

Fillimisht, ta bëjmë të qartë: askush nuk dëshiron të ndahet ose ta përfundojë një lidhje në muajin nëntor, as këtë vit apo ndonjë vit tjetër. Ndarja rreth fundit të vitit është emocionalisht dhe mendërisht e vështirë për këdo që duhet ta përjetojë atë, kështu që ne duhet ta dimë se nëse kjo ndodh me të vërtetë, atëherë është kështu sepse nuk kemi zgjidhje tjetër.

Ndarja nuk është thjesht një gjë e vështirë për t’u bërë në këtë rast. Është një domosdoshmëri, dhe ne mund të mos kemi zgjidhje tjetër.


Nga fundi i muajit nëntor 2023, do të ketë përfundime lidhjesh për të paktën katër shenja të zodiakut këtu, të cilat mund të dalin nga ky muaj me statusin ‘single’.

Astrologët shpallën shenjën më të mirë të horoskopit: I quajnë "dorë e çeliktë në dorezë mëndafshi"
Lexo po ashtu Astrologët shpallën shenjën më të mirë të horoskopit: I quajnë "dorë e çeliktë në dorezë mëndafshi"

Dashi

Nuk është sikur e kishit në mendje të ndaheni me personin me të cilin jeni, por nuk jeni të interesuar të përpiqeni më me këtë person. E kuptoni se është nëntor, kështu që pse ta mbani fasadën? Ajo që nuk ka funksionuar tani po tregon shenja se nuk do të funksionojë kurrë, dhe ju e pranoni këtë. Ju u përpoqët, dhe ndoshta e ka bërë edhe pala tjetër, por tani e dini se përpjekja nuk ju çon askund të dyve.

Ju dëshironi që nëntori i vitit 2023 të jetë pa stres, pasi mendoni se tashmë keni marrë mjaftueshëm për një jetë. Dëshironi ta hiqni stresin dhe të relaksoheni, ndërsa gjatë këtij muaji e kuptoni se e vetmja gjë që ju pengon të jeni në paqe, është personi me të cilin jeni në një lidhje. Epo, gjithçka përfundon këtë muaj. Ju jeni në rregull me këtë – shkruan YourTango.

Akrepi

Ajo që mundon Akrepin këtë muaj është një ndjenjë shqetësuese, sikur duhet të bëni diçka të ndodhë menjëherë, dhe thjesht nuk po ndodh. Kjo mund të mos jetë e lidhur me jetën tuaj të dashurisë, por do ta dëmtojë atë. Do të thotë se keni nevojë për një ndryshim tani dhe e vetmja mënyrë se si mendoni se mund të krijoni diçka të re për veten tuaj duke… hequr qafe të vjetrën.

Dhe ndërkohë që nuk dëshironi ta mendoni partnerin tuaj si ‘të kaluar’, ju keni filluar ta lidhni atë me të kaluarën dhe një mënyrë jetese më të vjetër, ndaj tani do ta ndryshoni këtë dhe do t’i jepni fund marrëdhënies. Nuk shihni të ardhme me të. Një gjë që do të bie në sy gjatë kësaj kohe është se nuk mund të përballeni më me gënjeshtrat e të tjerëve. Tashmë, vetëbesimi do t’ju rritet dhe nëse jeni në mes të një ndarjeje ose sapo keni filluar, do të jeni në gjendje ta kaloni atë pa një krizë nervore.

Astrologët tregojnë datën më të rëndësishme të nëntorit: Një shenjë duhet përgatitur për ndryshime të mëdha
Lexo po ashtu Astrologët tregojnë datën më të rëndësishme të nëntorit: Një shenjë duhet përgatitur për ndryshime të mëdha

Bricjapi

Ndarja është gjëja e fundit që keni dashur të bëni kur e keni takuar personin me të cilin jeni tani. Duke qenë se është pothuajse fundi i vitit, ju nuk dëshironi ta bëni këtë, por e bëni. Dhe ju do ta bëni këtë vetëm sepse nuk dëshironi ta çoni këtë marrëdhënie në vitin e ri.

Mendoni se nuk jeni më të pajtueshëm në të gjitha fushat, ku një çift duhet të pajtohet. Tashmë që është nëntori dhe asgjë nuk ka ndryshuar, Bricjapi është gati të ndahet me të dhe edhe pse nuk e bën askënd të lumtur, do të jetë një lëvizje e mirë.

Ujori

Mund të shkoni në të dyja anët gjatë nëntorit 2023, që do të thotë se mund të qëndroni me personin me cilin jeni aktualisht, sepse thjesht jeni bashkë, ose mund ta përfundoni këtë muaj dhe të filloni një lidhje të freskët dhe të pastër. Ju nuk e doni ndryshimin, por nuk ju pëlqen të jeni të pakënaqur, dhe do t’ju ndodhë që kjo pakënaqësi vetëm sa do të bëhet më intensive.

Ndonëse mund të mos ju pëlqejnë ndryshimet, jeni të prirë për lëvizje sporadike dhe do ta keni mjaft të lehtë të vendosni se është koha për t’i dhënë fund marrëdhënies suaj. Edhe pse jeni në pozitë komode, e dini se është gjëja e duhur për të bërë.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori