Ka gati dy javë që Telegrafi i ka shkruar Zyrës së komunikimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës lidhur me disa projekte zhvillimore, e për të cilat Ministria ende nuk ka kthyer përgjigje. Telegrafi gjithashtu ka kontaktuar edhe me zëvendësministrin Hysen Durmishi për t’i adresuar këto pyetje.
Deri në kohën e publikimit të këtij shkrimi Telegrafi nuk ka marr përgjigje për disa projekte zhvillimore të cilat kanë nisur vite më parë për të pyetur pse ka vonesa në këto projekte edhe kur pritet të përfundojnë.
Këto janë pyetjet e adresuar në Ministri.
- Çfarë po ndodh me projektin e Qendrës Turistike “Borea”, pas takimit të fundit të ministrit Liburn Aliu me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri?
- Ka më shumë se një dekadë që rruga Prishtinë – Mitrovicë nuk është e përfunduar. A ka Ministria e Infrastrukturës projekt konkret për ta përfunduar këtë magjistrale?
- Po ashtu, ministri Aliu ka premtuar që rruga Prishtinë – Podujevë do të përfundoj shumë shpejtë (përkatësisht brenda dy muajve). Çfarë po bëhet në këtë drejtim?
- A do t’i përgjigjet në mënyrë pozitive Qeveria e Kosovës thirrjes së kryeministrit malazez Dritan Abazoviq për projektin e tunelit Pejë – Rozhajë?
Ndryshe Telegrafi ka raportuar për të gjitha këto projekte zhvillimore me të vetmin qëllimin informimin e publikut se çfarë po ndodhë më këto dhe pse ka vonesa në realizimin e tyre.
Këtu mund ta lexoni lajmin për vonesat në projektin ‘Borea’.
Në linkun e mëposhtëm mund ta lexoni lajmin për vonesat dhe zvarritjen e punimeve në rrugën Prishtinë- Mitrovicë.
Këtu mund të lexoni lajmin për vonesat e rrugës Prishtinë- Podujevë.
Ndërsa më poshtë mund të lexoni lajmin për idenë e kryeministrit të Malit të Zi Abazoviq për projektin e tunelit Pejë – Rozhajë.
Telegrafi do të publikojë edhe përgjigjet në momentin ministria kthen përgjigje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova