Për ta larguar interesimin e Paris Saint-Germain për Jose Mourinho, Manchester United ka përgatitur një buxhet të madh për blerje.

Trajneri portugez ka kërkuar katër blerje dhe klubi është i gatshëm që t’ia plotësojë.


Mesfushori që luan te Valencia, Carlos Soler, është i pari në listë. Spanjolli 20 vjeçar ka çmendur të gjithë  me paraqitjet e tij këtë vit, duke e ndihmua klubin e tij të pozicionohet në vendin e dytë.

soler

Pas tij vije edhe një mesfushor. Bëhet fjalë për yllin e RB Leipzig, Emil Forsberg, që po ashtu po luan mirë.

forsberg 2

Edhe në sulm pritet të ketë ndryshime.  Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, është përsëri objektivi kryesor.

griezmann 2

Ndërsa nëse Gareth Bale, arrin të rikthehet, do të behet ofertë për të.

bale 1 1

Mourinho ka kontratë deri në vitin 2019 dhe sipas Daily Mail, ai ka hezituar të futet tani në bisedime.

Klubi anglez i ka ofruar kontratë për katër vite me 11 milionë euro pagë. /Telegrafi/

telegrafi sport app