LAJMI I FUNDIT:

Katër mënyra paralajmëruese të organizmit se diçka nuk është në rregull me shëndetin tuaj

Katër mënyra paralajmëruese të organizmit se diçka nuk është në rregull me shëndetin tuaj
(Foto: Pexels)

Njohja e simptomave që organizmi ju tregon se diçka nuk është në rregull me shëndetin tuaj, mund t’ju ndihmojë të qëndroni në ballë të problemeve potenciale shëndetësore.

Simptomat shpesh mund të zbulohen nga pamja dhe struktura e sekrecioneve të ndryshme trupore si djersa, urina, mukusi dhe gjaku.

Pesë gjëra që mund të tregojë gjuha për shëndetin tuaj
Lexo po ashtu Pesë gjëra që mund të tregojë gjuha për shëndetin tuaj

Djersa

Djersa përbëhet kryesisht (99 për qind) nga uji dhe gjithashtu mund të përmbajë (1 për qind) ure, vitaminë C, acid laktik ose amoniak – sipas Cleveland Clinic. Nutricionistja Felicia Stoler pohon se djersitja është në fakt një mekanizëm natyral për ftohjen e trupit tuaj. Por, në disa raste, mund t’ju dërgojë sinjale të qarta se organizmi nuk po funksionon siç duhet.


Djersitja e papritur mund të jetë shenjë e sëmundjeve të rënda, si sulmi në zemër, diabeti, ndryshimet hormonale dhe kanceri. Nëse jeni duke u djersitur tepër, është më mirë të konsultoheni me mjekun tuaj për ta zgjidhur problemin – transmeton LiveStrong.

Gjaku

Gjaku është përgjegjës për largimin e mbetjeve përmes veshkave dhe mëlçisë dhe transportin e oksigjenit nëpërmjet hemoglobinës që gjendet në qelizat e kuqe të gjakut – njofton American Society of Hematology. Po ashtu, sipas ASH, gjaku mund të tregojë anemi ose presion të lartë të gjakut.

Për këtë arsye është e nevojshme të kontrollohen simptomat, si: marramendje, djersitje, frymëzënie, humbje peshe, lodhje, temperaturë të lartë, djersitje gjatë natës dhe humbje oreksi.

Mukusi

Mukoza e hundës prodhon një sasi të caktuar mukusi çdo ditë, e cila vepron si një pengesë mbrojtëse, duke filtruar ajrin që thithni për ta mbrojtur atë nga pluhuri dhe bakteret që vijnë – njofton Harvard Health Publishing. Ngjyra e mukusit mund të zbulojë nëse jeni të sëmurë apo jo.

Sipas Cleveland Clinic, mukusi transparent është normal dhe zakonisht do të thotë që nuk jeni të sëmurë, por nëse keni rrjedhje të tepërt nga hunda, mund të nënkuptojë se keni alergji. Mukusi i verdhë tregon se sëmundja juaj po zhvillohet dhe se sistemi imunitar po lufton infeksionin.

Mukusi i gjelbër ndodh kur mukusi i verdhë nuk mund t’i lajë të gjitha mikrobet që shkaktojnë sëmundje. Mukusi i kuq ose kafe mund të nënkuptojë se keni gjak në hundë, i cili mund të jetë rezultat i një dëmtimi, acarimi ose gjakderdhjeje nga hunda.

Dhjetë mënyra natyrale për ta reduktuar ankthin
Lexo po ashtu Dhjetë mënyra natyrale për ta reduktuar ankthin

Urina

Urina ideale është me ngjyrë të zbehtë, ndërsa është interesante se gjatë ditës mund të ndryshojë nga e zbehta në të errët ​. Nuk duhet të shqetësoheni për urinën fluoreshente-të verdhë ose portokalli-të kuqe, që do të thotë se jeni të dehidruar, keni konsumuar shumë vitaminë C ose keni ngrënë ushqime me ngjyrë të kuqe, si panxhari.

Megjithatë, disa ngjyra dhe aroma mund të jenë më shqetësuese dhe mund t’ju ndihmojnë të zbuloni nëse diçka nuk shkon. Një urinë e tillë kafe mund të jetë një shenjë e porfirisë – një çrregullim që kërcënon sistemin nervor.

Gjaku në urinë do të thotë se mund të keni të bëni me diçka kaq të thjeshtë, si një infeksion i traktit urinar ose gurë në veshka – njofton U.S. National Library of Medicine. Urina portokalli mund të nënkuptojë se keni probleme me mëlçinë. Gjithashtu, urinimi i shpeshtë ose shqetësimi gjatë urinimit mund të jetë edhe një shenjë paralajmëruese e sëmundjeve të rënda si kanceri i fshikëzës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori