Çdo vaksinë eventuale e coronavirusit duhet t’u shkojë së pari njerëzve më të rrezikuar që të infektohen dhe ta përhapin tek të tjerët, këshilloi një komitet i pavarur amerikan.
Drafti i raportit nga Akademitë Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë së SHBA-ve bën rekomandime të ngjashme me ato që kanë ardhur nga grupet e tjera, por ata kanë hyrë në detaje për të shpjeguar se pse punëtorët shëndetësorë, për shembull, duhet të jenë ndër të parët që të marrin një vaksinë, raporton CNN.
Drafti me 115 faqe është i hapur për komente gjersa Komiteti i pavarur në Akademitë Kombëtare u krijua me kërkesë të Instituteve Kombëtare të Shëndetit dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të cilët donin një zë të jashtëm këshillues për shpërndarjen e vaksinave, transmeton Telegrafi.
Komiteti Këshillimor i CDC-së për Praktikat e Imunizimit gjithashtu do të vlerësojë mënyrën e shpërndarjes së vaksinës.
Dokumenti kornizë peshon katër kritere të ndryshme, të cilat janë të renditura më poshtë.
Rreziku i infektimit: Prioritet më të lartë u jepet individëve që mund të gjenden në mjediset ku besohet se qarkullon COVID-19 dhe ekspozimi ndaj një doze të mjaftueshme të virusit.
Rreziku i sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve: Prioritet më i lartë u jepet individëve që kanë një probabilitet më të madh të sëmuren rëndë ose mund të vdesin nëse infektohen.
Rreziku i ndikimit negativ në shoqëri: Prioritet më i lartë u jepet individëve me funksion shoqëror nga të cilët varet drejtpërdrejt jeta e njerëzve të tjerë dhe do të rrezikohej jeta e tyre nëse ata sëmuren.
Dhe rreziku i transmetimit të sëmundjes tek të tjerët: Prioritet më i lartë u jepet individëve që kanë një probabilitet më të lartë për të transmetuar sëmundjen tek të tjerët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani
Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?
Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit
A do të sjellë vdekja e Raisit ndryshime në politikën e Iranit?
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi
A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit