LAJMI I FUNDIT:

Katër komunat veriore ende pa kryetar, njohësit e çështjes thonë se shpallja e zgjedhjeve është obligim ligjor (Video)

Katër komunat veriore ende pa kryetar, njohësit e çështjes thonë se shpallja e zgjedhjeve është obligim ligjor (Video)
Arton Demhasaj, Besnik Muçaj

Përkundër që institucionet janë të obliguara të shpallin zgjedhje, pas dorëheqjes së kryetarëve të katër komunave në veri të vendit, kjo nuk po ndodhë. Njohësit e politikës dhe të qeverisjes lokale, thonë se situata specifike dhe mundësia e bojkotit të zgjedhjeve po e bënë këtë.

Situata specifike dhe mundësia e bojkotit, po bëjnë që institucionet qendrore të mos i shpallin zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veriut të vendit, e të cilat janë pa kryetar.


Besnik Muçaj nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, thotë se këto dorëheqje janë më specifike, andaj edhe institucionet kosovare, po tregohen më të kujdesshme me këtë rast.

Muçaj thotë se nuk është i lehët as organizimi i zgjedhjeve në këto komuna.

“Dorëheqjet nuk u referohen institucioneve të Kosovës dhe nuk i referohen Kosovës si republikë e pavarur. Për këtë rast institucionet e Republikës së Kosovës janë duke treguar kujdes të shtuar, jo edhe për shkak të rrethanave që lidhen me ato komuna. Në secilin rast, shkuarja në zgjedhje në ato komuna është problematike”, tha për RTV Dukagjinin, Besnik Muçaj.

Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, thotë se institucionet e Kosovës janë të obliguara që t’i shpallin zgjedhjet në këto katër komuna.

Demhasaj më tej tha se mundësia e bojkotimit të zgjedhjeve, po i shtyn institucionet që të mos i organizojnë zgjedhjet në këto komuna.

“Në bazë të legjislacionit në fuqi, institucionet tona duhet të shkojnë në shpallje të zgjedhjeve në ato komuna sepse nuk mund të vazhdohet që ato komuna të menaxhohen pa kryetarë të zgjedhur nga populli… Edhe nëse eventualisht shpallen zgjedhjet në ato komuna, mund të ketë një bojkotim të tyre dhe kjo mund të jetë një prej arsyeve pse institucionet tona nuk po insistojnë t’i organizojnë zgjedhjet atje”, tha Arton Demhasaj.

Kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vuloviq, ai i Zveçanit, Vuçina Jankoviq, kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, patën dhënë dorëheqje nga postet e tyre në shenjë hakmarrje ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës, për vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnje e Hrecegovinës. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori