LAJMI I FUNDIT:

Katër grabitës nga Kosova vjedhin 50 mijë euro në Ksamil, viktima: Harrova që m’i kishin marrë, ishin të një mikut tim

Katër grabitës nga Kosova vjedhin 50 mijë euro në Ksamil, viktima: Harrova që m’i kishin marrë, ishin të një mikut tim

Shqipëri: Të tjera detaje zbulohen nga grabitja e një banese në Ksamil në datë 3 korrik.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga Panorama.al, 4 grabitësit nga Kosova kanë grabitur një shumë prej 50 mijë eurosh në banesën e shtetasit L. Poka të cilën e kishte marrë me qira nga një tjetër person me iniciale N.I.


Pas grabitjes që mësohet se ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit, policia arriti në vendngjarje për të bërë hetimet. Rezulton se grabitësit kanë hyrë nga veranda dhe përmes dritares.

Në banesë nuk janë gjetur shenja gishtërinjsh, ndërsa nga kontrollet rreth banesës u gjet një çantë e boshatisur, një fletore dhe një kuletë ku brenda ishin mjetet e identifikimit të shtetasve L.Poka dhe A.Poka si dhe dy karta bankare.

‘Nga këqyrja e mëtejshme përreth vendodhjes së banesës në fjalë “në distancë prej rreth 12 metra nga porta hyrëse e avllisë së banesës në faqen e malit që është me pemë (ullishte) është gjetur çanta e shtetasit L. Poka të cilës i ishin hapur të gjithë zinxhirët dhe brenda saj është gjetur një zarf me ngjyrë të bardhë më mbishkrimin “edhe 100 vjeç Olen” si dhe është gjetur dhe një kopertinë fletore me ngjyrë jeshile me mbishkrimin “Colora” si dhe poshtë çantës është gjetur një portofol i vogël me ngjyrë të zezë dhe i mbyllur dhe brenda tij ndodheshin dokumentat e shtetasit L. Poka dhe shtetases A. Poka dhe dy karta banke të shtetasit K. Poka dhe L. Poka”. Objektet në fjalë pasi u administruan me cilësinë e provës materiale u përcollën për ekzaminim daktiloskopik vlerësues ekspertim ky që do të kryhet pranë Insitutit të Policisë Shkencore Tiranë” – thuhet në dosjen hetimore.

DEKLARATA E DHËNË NË POLICI NGA SHTETASI L.POKA

Në deklaratën që ka dhënë në polici, shtetasi L.Poka thotë se kamerat e sigurisë në shtëpi kanë filmuar gjithçka. Sipas dëshmisë, dy persona të veshur me rroba të zeza dhe me maskë anticovid, doreza e kapele në kokë u afruan pranë verandës. Një prej tyre me një dru në dorë lëvizi kameran për sipër në mënyrë që të bllokonte fushëpamjen.

Gjithashtu shtetasi L.Poka shpjegoi se jashtë banesës, pranë vendit ku u gjet çanta e tij nga policia, janë gjetur dhe dy kanaçe “Fanta” të cilët mund të jenë të autorëve të cilat janë dërguar për ekspertizë mjekoligjore. Më tej, ai thotë se në çantën që i ishte vjedhur, kishte 9.500 euro, dhe vetëm një ditë pas ngjarjes i është kujtuar që i janë marrë 50 mijë eurot të cilat ishin të mikut të tij.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE

Gjithashtu pasi ka shpjeguar se “ka kontrolluar zonën përreth ku mund të kenë kaluar autorët në një distancë prej afro 3 metra nga çanta ime që u gjet nga policia më datë 03.07.2021 kam gjetur dy kanaçe “Fanta Orange” me ngjyrë portokalli dhe me ngjyra blu jeshile dhe të bardhë” objekte për të cilat dyshon se mund të jenë lënë nga autorët. Viktima e veprës penale shtetasi L. Poka ka vënë në dispozicion të hetimit objektet në fjalë. Këto objekte pikërisht 2 kanaçet “Fanta Orange” pasi u administruan me cilësinë e provës materiale u përcollën për ekzaminim daktiloskopik vlerësues dhe ekspertim biologjik ADN-je, ekspertime këto që do të kryhen pranë Insitutit të Policisë Shkencore Tiranë.

Në deklarimet e tij të datës 03.07.2021 viktima e veprës penale shtetasi L. Poka ka shpjeguar fillimisht se “në çantë unë kam pas dokumentat e mia dhe të familjes dhe një shumë prej 9’500 euro të cilat janë të bashkëshortes time dhe i ka pas të ardhurat e bizneseve që ajo menaxhon. Në çantë kam pas edhe një varëse floriri me një simbol gjeli të bashkëshortes”.

Por në deklarimet e tij të datës 08.07.2021 viktima e veprës penale shtetasi L. Poka shpjegon “në lidhje me vjedhjen e banesës time më datë 03.07.2021 kam qënë në gjëndje të tronditur dhe emocionale dhe kisha harruar që në banesë mua më janë vjedhur dhe një shumë prej 50’000 euro të cilat ishin të mikut tim shtetasit G. Daci ku ky shtetas këto lekë ja ka dhënë bashkëshortes time shtetases A. Poka me qellim që bashkëshortja ime të bëntë disa pagesa në restorantin “Angels Garden” dhe për disa rregullime në plazhin e marrë me qera nga Bashkia Sarandë.

Unë këto lekë i futa bashkë me lekët e tjerë por së bashku me bashkëshorten kemi qënë të tronditur nga kjo gjë dhe sa jemi detyruar që të ndërrojmë banesë dhe shumën e lekëve që ne i kishim marrë borxh shtetasit G. Dacit i kishim harruar dhe dje në darkë kur po bënim muhabet aty jam kujtuar që mua më është vjedhur dhe shuma e lekëve që ja kam marrë borxh këtij shtetasi”.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori