LAJMI I FUNDIT:

Katër gjërat që femrat e mençura i dinë për t’i mbajtur burrat besnikë

Katër gjërat që femrat e mençura i dinë për t’i mbajtur burrat besnikë

Besnikëria seksuale është prej elementeve më të rëndësishme të një lidhje serioze – e posaçërisht në martesë.

Por, pavarësisht kësaj, shumica e çifteve ballafaqohen me aktin e tradhtisë, duke shkaktuar dhimbje e sfida në lidhje, transmeton Telegrafi.

Edhe kur çiftet janë të aftë ta tejkalojnë këtë përvojë të hidhur, tradhtia shkakton çarje të besimit dhe e shkundë themelin e lidhjes.

Tradhtia ndikon që personi i tradhtuar në lidhje të ndihet i padëshiruar, i pavlerësuar dhe i zëvendësuar – e me shumë gjasë i shkakton depresion e zemërim për disa muaj.

Katër shkaktarët kryesorë që shpijnë në tradhti

1. Lufta e pandalshme mes epshit dhe dashurisë

Shumë individë në lidhje serioze thonë se e dashurojnë partneren, por kanë epsh për njerëz tjerë. E palogjikshme? Epo, jo, faktikisht.

Skanimet MRI ilustrojnë se kur truri i ekspozohet epshit, ai reagon sikurse të ishte nën ndikim të drogave.

Hormonet e seksit rriten, e kjo nuk ndodh kur përjetojmë dashuri.

Intensiteti i epshit ka tendenca ta tejkaloj intensitetin e dashurisë.

Dashuria është e fuqishme kur bëhet fjalë për bashkë-ekzistencë, kujdes dhe qëndrueshmëri emocionale.

Është dashuria ajo që na mban së bashku në periudhë afatgjate.

Por, dëshira, pasioni, fisnikëria… këto janë ndjenja që na bëjnë të ndihemi të rinj, të dëshirueshëm dhe të gjallë.

Epshi është gjendje e ndryshuar e vetëdijes e nxitur nga nevoja për të riprodhuar.

Martesa që nuk ka pasion bëhet e kufizuar – dhe disa njerëz i bën të ndihen si të burgosur.

Tradhtia shpeshherë ndodh kur njëri partner (ose që të dytë) i shijojnë disa elemente të lidhjes, si siguria dhe rehatia, por nuk e duan partnerin tjetër seksualisht.

Duke rënë në monotoninë e jetës së përditshme, ata harrojnë t’i mbajnë nivelet e pasionit dhe lidhjes të cilat i parandalojnë të kërkojnë diçka jashtë lidhjes që e kanë.

2. Nuk duam çfarë mendojmë se dëshirojmë

Të gjithë e dimë idiomën: “Kujdes se çfarë dëshironi”.

Përderisa duam të përjetojmë siguri, stabilitet dhe rutinë, kjo gjithashtu mund të shpie në mërzi dhe monotoni.

Asgjë nuk e zvogëlon pasionin më shumë sesa monotonia.

Jeta e mërzitshme që e përjetoni mund të bëhet tunduese, duke ju bërë të mendoni për mundësitë e një jete më emocionuese.

Ju filloni të mendoni për dikë që do t’ju gëzojë dhe në të njëjtën kohë do t’ju bëjë t’i ndieni “fluturat në bark”.

Pra, përderisa fshehtazi dëshironi të hani “mollën e ndaluar”, ju nuk dëshironi ta lini bashkëshortin/bashkëshorten për një aventurë të këtij lloji.

Thellë brenda e dini se iluzioni do të prishet posa ta përfundoni lidhjen aktuale – pra e dini se në momentin që ish partneri është larguar, ju do ta kuptoni se personi i ri nuk është aq i përsosur sa keni menduar.

Për të shmangur tradhtinë, gjithmonë synoni të keni një lidhje argëtuese dhe interesante me partnerin, të mbushur me aksion e pasion.

Mësoni të vlerësoni çfarë keni dhe çfarë ju sjell në jetë partneri.

3. Vetëbesimi i ulët nënkupton shanse më të mëdha të tradhtisë

Një mit për tradhtinë thotë se njerëzit që tradhtojnë duhet të jenë të pashëm, të pasur dhe të kenë vetëbesim, andaj edhe nuk mjaftohen asnjëherë me vetëm një partner.

Nëse ka një fakt që duhet ta dini për tradhtinë, është se shumica e njerëzve që tradhtojnë nuk janë fare ashtu.

Tradhtarët faktikisht vijnë në shumë forma, dhe një numër i madh i tyre kanë vetëbesim të ulët dhe mungesë të pjekurisë.

Pavarësisht sa shumë dashuri marrin nga partneri, asnjëherë nuk u mjafton.

Individët e pasigurt që kryejnë aktin e tradhtinë nxiten nga dëshira e fuqishme për të pushtuar njerëz të ri në mënyrë që të ndihen të dashuruar.

Por, përderisa tradhtia ua rritë menjëherë vetë-imazhin, kjo zgjat vetëm pak kohë sepse më vonë shpie në ndjenja të thella të boshllëkut dhe mizerisë.

Kjo është arsyeja se përveç se duhet investuar në lidhje, secili partner duhet që vazhdimisht të punojë në ndërtimin e vetëbesimit dhe të aspirojë të bëhet versioni më i mirë i vetes.

4. Mungesa e respektit dhe përkrahja për diferencat e njëri-tjetrit

Thënia e njohur se gjërat e kundërta joshin më shumë është e vërtetë – por edhe nuk është.

Kjo ide shpeshherë është konfuze dhe shpie në keqkuptime.

Shumë çifte të lumtura nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta, dhe ata që shpeshherë kanë gjëra të njëjta kanë lidhje problematike.

Çelësi i suksesit ka të bëjë më pak me interesa të përbashkëta, që patjetër se është gjë e rëndësishme, dhe ka të bëjë më shumë me respektin dhe përkrahjen që ia shfaqni njëri-tjetrit.

Nëse jeni krejtësisht të pa interesuar për stilin e jetesës së partnerit dhe vazhdimisht mërziteni kur flet për diçka që është e rëndësishme për të, atëherë jeni duke e injoruar atë.

Mos respektimi i hobive dhe ideve mund ta bëjë tjetrin të ndihet i padëshiruar dhe t’ia rritë interesimin për aferë.

Nëse vazhdoni të veproni siç keni vepruar në fillim të lidhjes, atëherë lidhja me shumë gjasë do të mbetet me respekt, interesim dhe që ju siguron përmbushje. /Telegrafi/