LAJMI I FUNDIT:

Katër gjëra që duhen marrë parasysh përpara se të blini një celular të përdorur – ndryshe mund të mashtroheni keq!

Katër gjëra që duhen marrë parasysh përpara se të blini një celular të përdorur – ndryshe mund të mashtroheni keq!

Celularët e rinj “mburren” me teknologjinë më të fundit dhe më të mirë: procesorë të fuqishëm, lidhje 5G dhe kamerat më të mira.

Por ato vijnë gjithashtu me çmime shumë të larta, që janë thjesht të paarritshme (ose të panevojshme) për shumë prej nesh.


Dhe në raste të tilla, ne kthejmë sytë kah celularët e përdorur, përcjell Telegrafi.

Kështu, blerja e një telefoni të vjetër, të gjeneratës së mëparshme – të përdorur – mund t’ju kursejë shumë para, ndërkohë që ju lejon të vendosni në xhepin tuaj një celular shumë të fuqishëm.

A mund të bëjë një robot punën tuaj?
Lexo po ashtu A mund të bëjë një robot punën tuaj?

Këta telefona do të ofrojnë gjithashtu gjëra thelbësore të përditshme, plus gjëra të tilla si redaktimi i fotografive, lojërat dhe transmetimi i videove.

Por ka disa gjëra kyçe që duhen pasur parasysh nëse doni të keni një telefon të mirë dhe të jeni të sigurt kur e blini një të tillë.

Cilat veçori janë më të rëndësishmet në një telefon?

Së pari, mendoni se çfarë ju nevojitet në të vërtetë nga telefoni juaj.

Nëse thjesht dëshironi diçka më themelore për të trajtuar mesazhet e zakonshme të WhatsApp dhe për të përdorur Spotify gjatë udhëtimit tuaj, nuk keni nevojë për nivele të larta të performancës.

Si rezultat, një telefon i nivelit të ulët me një çmim më të vogël do të përshtatet mirë, përcjell Telegrafi.

Blini nga një burim i besueshëm

Jo çdo shitës telefoni ka parasysh interesat tuaja më të mira, kështu që është e rëndësishme të jeni të zgjuar kur jeni duke blerë diçka të tillë.

Kontrolloni detajet në listë

Pavarësisht nëse jeni duke blerë online apo në një shitore, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje asaj që po merrni në të vërtetë.

Andaj lexoni listën e përshkrimit me kujdes, duke përfshirë “çdo gjë që mund të fshihet mes detajeve të tjera”.

Syzet Apple – a mund të përmirësojnë shikimin?
Lexo po ashtu Syzet Apple – a mund të përmirësojnë shikimin?

Mund të ndodhë që frazat si “mosfunksionimi” ose “bateria nuk funksionon” vendosen “më në periferi” qëllimisht për të mashtruar njerëzit që të blejnë një telefon që nuk funksionon më.

Aty gjithashtu ka të ngjarë të shpjegohet nëse po merrni kabllon origjinale të karikimit, paketimin dhe çfarë lloj gërvishtje të mundshme.

Andaj përdoreni mendjen tuaj: Nëse një celular që kushton 1000 euro shitet për vetëm 100 euro, ndoshta ka diçka të çuditshme aty.

Mos blini telefona pa përditësime të fundit të sigurisë

Mos blini një telefon që nuk merr më përditësime sigurie nga prodhuesi i tij.

Këta telefona janë të hapur ndaj të gjitha llojeve të dobësive që mund t’u japin hakerëve qasje të lehtë në çdo informacion të vetëm në celularin tuaj – ose madje ta kontrollojnë atë plotësisht. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Sony PlayStation 5 Pro me memorie më të shpejtë - çfarë do të thotë për krijuesit e video-lojërave

Sony PlayStation 5 Pro me memorie më të shpejtë - çfarë do të thotë për krijuesit e video-lojërave

Lojëra
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
YouTube vazhdon luftën kundër bllokuesve të reklamave, këtë herë në pajisjet celulare - çfarë nuk do të mund të bëni më në aplikacion

YouTube vazhdon luftën kundër bllokuesve të reklamave, këtë herë në pajisjet celulare - çfarë nuk do të mund të bëni më në aplikacion

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
TikTok fillon testimin e një modaliteti horizontal me ekran të plotë

TikTok fillon testimin e një modaliteti horizontal me ekran të plotë

Teknologji
Kalo në kategori