Së fundmi kanë filluar të qarkullojnë thashetheme se syzet e reja nga Apple mund të përmirësojnë shikimin.
Megjithatë deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për këtë informacion. Ideja është për përmirësimin e shikimit që bazohet në patentën që Apple Glass e aplikon, transmeton Telegrafi.
Patenta Apple Glass, tregon se bëhet fjalë për syze me lente që prej kohësh është folur që mund të përmirësojnë shikimin e atyre që i përdorin, dhe që vazhdimisht janë ankuar për probleme me shikim.
Thuhet se Apple Glass kanë një funksion të pavarur që njohin nevojat e përdoruesit kur bëhet fjalë për shikimin.
Përdoruesit nuk ka nevojë të shkojnë të mjeku, por thjesht mund të përdorin lente që shikimin ua përmirësojnë dukshëm. Secili që ka këtë problem mund të shërbehet me këtë funksion në mënyrë plotësisht të thjeshtë.
Çdo Apple Glass përmban një apo më shumë lente që secila është e konfiguruar që të përshtatet më sytë e përdoruesit. Disa prej lenteve në veti bartin kristale të lëngëta, që në këtë rast kanë funksion të rëndësishëm që ofron një shikim të përmirësuar.
Kristalet e lëngëta janë nën kontrollin e funksioneve të syzeve, që gjithashtu ofrojnë një pasqyrë më të qartë për përdoruesit e tyre.
Sipas patentës që Apple e ka prezantuar, oftalmologët më nuk janë të nevojshëm kur bëhet fjalë për përcaktimin e dioptrisë.
Madje mekët janë të rrezikuar, pasi lentet e Apple Glass në mënyrë të pavarur reagojnë sipas nevojave të përdoruesit.
Në njërën anë tingëllon si diçka e jashtëzakonshme, e nga ana tjetër si e pabesueshme. Për këtë është e rëndësishme të theksohet që Apple deri më tani ka dorëzuar një sërë patentësh që kurrë nuk janë shfaqur në treg. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKongresistja amerikane hyn në histori, mbajti fjalim duke shfrytëzuar Inteligjencën Artificiale
Publikohen disa specifika të iPhone 17 Slim
Ukraina me sulme kibernetike ndaj Rusisë - shërbimet bankare dhe telekomunikuese pësojnë kolaps
Mos përdorni rrjete publike të Wi-Fi në Paris
Përplasen Google dhe Mark Zuckerberg
Del në ankand video-loja më e rrallë e Nintendos, ky është çmimi aktual
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq