LAJMI I FUNDIT:

Katër arsye se pse nuk ishit ju kandidati i duhur për një vend pune?

Katër arsye se pse nuk ishit ju kandidati i duhur për një vend pune?
Businessman Getting Interviewed

Ju dhatë më të mirën tuaj gjatë intervistës së punës, por në fund, ju nuk ishit kandidati i përzgjedhur, dikush tjetër e fitoi vendin e punës.

Çfarë mund të këtë shkuar keq që ju ka penalizuar?


CV e papërshtatshme

Rreth 50 për qind e personave që aplikojnë për një pozicion të caktuar pune, nuk i plotësojnë kërkesat bazike për atë pozicion. Shumica e punëkërkuesve nuk i lexojnë fare përshkrimet e punës, rreth 44 për qind e tyre shpenzojnë vetëm 1 minutë të kohës së tyre duke i lexuar ato dhe pikërisht ky është edhe një prej faktorëve penalizues.

Është shumë e rëndësishme që të lexoni përshkrimin e punës në të cilin po aplikoni sepse në këtë mënyrë, ju mund të përshtatni edhe CV-në tuaj sipas pozicionit përkatës, përcjell Telegrafi.

Keni ndryshuar shpesh punët

Sa është periudha më e gjatë kohore që ju keni punuar në një kompani? Sipas një studimi të fundit të kryer nga një universitet në Amerikë, të rinjtë 28 vjeçarë e kanë ndryshuar punën e tyre gjatë 10 viteve të fundit pothuajse vit pas viti (nëse do të marrim të mirëqenë faktin që ata kanë filluar të punojnë që në moshën 18 vjeç). Rezultate këto që nuk janë fare të mira, sidomos në këndvështrimin e një punëdhënësi.

Nëse edhe ju në CV-në tuaj keni përvoja të ndryshme pune, por ku asnjëra prej tyre nuk i kalon më shumë se një vit brenda të njëjtës kompani, duhet ta mendoni mirë përpara se ta dorëzoni CV-në, sepse kjo mund të jetë një prej arsyeve të forta se përse ju nuk do të përbëni kandidatin e duhur për atë pozicion.

Keni kohë pa punuar

Nëse ju keni afërsisht 6 muaj pa punuar, ka shumë mundësi që kjo të jetë një prej arsyeve se përse ju nuk ishit kandidati i duhur. Të kesh eksperienca të shumta pune brenda një harku të shkurtër kohor nuk është një gjë aspak e mirë, por të mos kesh fare është edhe më keq.

Referuar të dhënave nga Zyra e Punësimit në Amerikë, rreth 7 milionë amerikanë figurojnë të papunë dhe 2 milionë prej tyre, gëzojnë statusin e të papunit prej më shumë se 6 muajsh, përcjell Telegrafi.

Nëse edhe ju bëni pjesë në kategorinë e mësipërme, atëherë do ta keni të vështirë për ta fituar atë pozicion pune, sepse CV-të e personave që kanë shkëputje me periudha të gjata nga puna, janë të parat që eliminohen.

Jeni më shumë sesa duhet i kualifikuar

Edhe ndodh. Ju aplikoni për një pozicion më të ulët në mënyrë të tillë që të keni më shumë kohë dhe të balanconi më mirë jetën tuaj profesionale me atë personale. Por, pikërisht për këtë arsye, ju mbase nuk e keni fituar atë vend pune, sepse CV-ja juaj e ka bërë konfuz punëmarrësin. Pse do të aplikonte një person me kualifikime të tilla në një pozicion pune që nuk është aspak për nivelin e tij?

Nëse doni që kjo arsye të mos jetë ajo që do t’iu eliminojë edhe ju nga të qenët kandidati i duhur, atëherë duhet t’i bëni të qarta synimet tuaja që në fazën e parë të intervistës. /Telegrafi/