LAJMI I FUNDIT:

Katër arsye për ta vizituar Rotterdamin

Katër arsye për ta vizituar Rotterdamin

Shtëpi e portit më të madh në Evropë, posedon arkitekturë të mahnitshme, një sërë ushqimesh të shijshme, patjetër se ‘qytet i dytë vibrant’ i Holandës meriton të vizitohet.

1: Arkitektura


Pas bombardimeve nga gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore, Rotterdami është dashur të rindërtohet nga zeroja. Kjo ka qenë detyrë të cilën qyteti e ka marrë me shumë seriozitet, duke i angazhuar arkitektët më vizionarë të vendit për ta bërë qytetin sa më modern, transmeton Telegrafi.

Pra, në vend të shtëpive në kanale të Amsterdamit, në Rotterdam i gjeni shtëpitë e verdha në formë kubi, të cilat janë vërtet interesante.

Në çdo hapësirë të këtij vendi ju gjeni pjesë ikonike të arkitekturës të cilat do të ishin atraksione turistike në çdo shtet të botës. Ura e Erasmusit është një ndër to, ri-zhvillimi i Stacionit Qendror, e pastaj edhe Markthali janë të gjitha vende të cilat ju lënë gojëhapur.

2: Ushqimi

Vendasit preferojnë të hanë ushqime të freskëta, dhe kryesisht të jenë prodhim vendor. Prandaj,  vendi më ideal për ta filluar shijimin e ushqimit vendor është në Markthal – ku janë të vendosura mbi 100 stalle ushqimi dhe gjenden në një arkitekturë magjepsëse. Sigurohuni ta vizitoni edhe ‘Fenix Food Factory’, por edhe torta e djathit në Jordy’s Bakery ia vlen të shijohet.

3: Muzetë dhe galeritë

Muzetë e Rotterdamit janë po aq magjepsës dhe inovativ sa vetë qyteti. Shkoni në ‘Museum Park’ për ta vizituar ‘Natural History Museum’ dhe galerinë e artit ‘Kunsthal’.

Adhuruesit e artit duhet ta vizitojnë edhe muzeun ‘Boijmans Van Beuningen’, ku mund të gjejnë vepra nga Piet Mondrian, Gerrit Rietveld dhe Vincent Van Gogh.

4: Çiklizmi

Marrja me qira e një biçiklete është mënyra më e lirë dhe më e shpejt për ta shëtitur qytetin. Shtigjet e çiklizmit janë të shumta, ndërkaq qiraja ditore për një biçikletë është më pak se 9 euro në ditë.

Gouda Cycle’ është shteg i cili ju mundëson të shëtiteni përgjatë zemrës së gjelbër të Holandës, dhe të keni pamje më të mirë të tregut të djathit dhe kanaleve në Gouda. Ndërkaq shtegu ‘Linge’ ju mundëson të çikloni përgjatë regjionit Betuwe, i cili është i njohur për prodhimin e frutave, dhe më së shumti ia vlen të vizitohet gjatë muajit prill dhe maj kur janë duke lulëzuar pemët.

Por më i miri nga të gjithë është shtegu ‘Kinderdijk’ i çiklizmit, i cili është i gjatë 28 kilometra dhe iu mundëson ta vizitoni liqenin Lek, 19 mullinj historikë të erës, etj. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Lule
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori