LAJMI I FUNDIT:

Kate Middleton e zbulon ushqimin e preferuar të princeshës Charlotte

Kate Middleton e zbulon ushqimin e preferuar të princeshës Charlotte

Ndonëse shumica e 3-vjeçarëve lumturohen me një hamburger dhe disa çipsa, disa tjerë kanë zgjedhje më të ndryshme në ushqim.

Gjatë kësaj jave, Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, ka bashkëbiseduar me disa nxënës të një shkolle fillore në Londër, transmeton Telegrafi.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, Middleton ka diskutuar me ta për ushqimet që kanë sasi të larta të sheqerit dhe se si ato ushqime ju japin një ndjenjë të shkurtër të euforisë.

Gjatë kësaj teme, Kate ka folur edhe për ushqimin e preferuar të vajzës së saj, Princeshës Charlotte.

Në foto: Kate Middleton me vajzën e saj, princeshën trevjeçare Charlotte

Ajo u ka thënë nxënësve: “Charlotte i adhuron ullinjtë”, duke shtuar se ajo dhe princi George preferojnë t’i përfshijnë ullinjtë në pastën e tyre të preferuar me djathë.

Ushqimi është i rëndësishëm për të dhe ajo e kupton lidhjen mes shëndetit mendor dhe ushtrimeve fizike.

Kate edhe më parë kishte zbuluar gjëra për fëmijët e saj, ku për princin 5 vjeçar George kishte thënë se i ka disa hobi – një prej tyre është gatimi i picave.

Ndërkaq princesha 3 vjeçare Charlotte është e regjistruar në kurs të vallëzimit. /Telegrafi/