Jack Wilshere vazhdon të mos ketë ditë të mira, pasi sipas disa spekulimeve ai ka pësuar sërish lëndim.

Kështu së paku mund të raportohet nga rrjeti social Twitter, i cili dje 'shpërtheu' me disa lajme kinse Wilshere u lëndua.


Asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht, por mesfushori i Anglisë me shumë gjasë do ta humb Kampionatin Evropian që mbahet në Francë.

Ky nuk është lëndimi i parë i mesfushorit të Arsenalit pasi edhe në të kaluarën ka pësuar lëndime të tilla.

telegrafi sport app