Stuhia që goditi Nashville në SHBA-ve ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në aeroportin  “John C Tune”.

Hangarët janë dëmtuar plotësisht, nuk ka energji elektrike, kurse pistat nuk shihen fare nga uji dhe rrënojat e objekteve të shkatërruara. Janë dëmtuar edhe objektet e aeroportit, transmeton Telegrafi.


2 18

“Kemi humbur pothuajse gjithçka”, ka deklaruar Randy Harmon, drejtor i kompanisë “Harmon Air” me seli në këtë aeroport.

3 14

“Kemi pranuar telefonatën në ora 3 të mëngjesit se rezervuarët tanë me derivate kanë marrë flakë”, ka shtuar Harmon.

4 12

Një numër i fluturakeve si “Falcon 900 Jets” janë shkatërruar plotësisht, kurse tornadoja i ka marrë me “vete”, e ato fluturake që ishin më të vogla për nga madhësia nuk janë gjetur fare.

5 12

Kujtojmë që të paktën 22 persona kanë humbur jetën në tornadon që ka goditur Nashvillen, kurse mbi 50 mijë shtëpi dhe kompani kanë mbetur pa energji elektrike.

Pamjet e filmuara nga ajri ngjajnë shumë me skenat apokaliptike të filmave fanta-shkencë të Hollyëood-it. /Telegrafi/